Princesha e Uellsit, më në fund ka kërkuar një ndjesë publike! Kate Middleton zgjodhi të kërkojë falje për atë që ajo e quajti "konfuzion" në lidhje me fotografinë ku shfaqej me tre fëmijët e saj, foto kjo e realizuar nga bashkëshorti, Princi William.
Kate kërkoi falje përmes një postimi në platformën X. “Si shumë fotografë amatorë, edhe unë eksperimentoj herë pas here me editimin e fotove. Doja të kërkoja falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotoja familjare që publikuam dje”, shkroi ajo në profilin zyrtar në X të Pallatit Mbretëror Kensington.
Like many amateur photographers, I do occasionally experiment with editing. I wanted to express my apologies for any confusion the family photograph we shared yesterday caused. I hope everyone celebrating had a very happy Mother’s Day. C
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) March 11, 2024
Pas të gjithave teorive konspirative për zhdukjen e saj, sidomos pas ndërhyrjes kirurgjikale në janar të këtij viti, ky është reagimi i parë publik i saj në mediat sociale.
Fotografia e princeshës së Uellsit dhe fëmijëve të saj, princit George, princeshës Charlotte dhe princit Louis u publikua dje si shenjë falënderimi për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë njerëzit Kate gjatë kësaj periudhe të vështirë pas operacionit, gjë që nuk e ndaloi sërish qarkullimin e teorive konspirative. Menjëherë pas publikimit të fotos, shumë agjenci fotografike dhe profesionistë të fushës kërkuan që ajo të hiqej nga rrjetet sociale sepse ishte e edituar keq.
Problemi ishte rreth dorës së princeshës Charlote, këmishës së princit etj. Zakonisht është Kate ajo që shkrep fotot familjare, por këtë herë autorësinë e fotos e mban princi William, foto e cila është shkrepur në kështjellën Windsor, kur familja po jeton kohët e fundit.
Një burim i tha People se Kate bëri atë që fotografët e quajnë "rregullime të vogla". Synimi i Kate dhe William ishte të publikonin një fotografi joformale të familjes. Një zëdhënës i Associated Press bëri një deklaratë për “The Telegraph” duke thënë se: "Fotografia tregon një mospërputhje në shtrirjen e dorës së majtë të princeshës Charlotte dhe plot elemente të tjerë që e kanë ndryshuar shumë nga fotoja origjinale".
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: People