Vetëm nëse nuk je online aspak e ke shmangur të famshmen (tashmë) Reesa Teesa, e cila u bë virale në TikTok me një histori të ndarë në episode ku tregonte me detaje për ish-in “gënjeshtar patologjik”. Ajo e titulloi “rubrikën” “Me kë dreqin u martova” dhe kështu mori miliona klikime.
Gjithsej, historia ka 50 episode dhe nis në vitin 2020, ku në mes të pandemisë Covid-19, Reesa takon një burrë në një aplikacion takimesh. Pas pak kohësh, mori vesh se Legion as nuk kishte jetuar në Kaliforni, se ishte martuar më shumë se 1 herë, familjarët nuk i flisnin dhe se në fakt, punonte si shofer dhe jo si zëvendëspresident. Në fakt, ai kishte përfshirë edhe Reesa-n në këtë mashtrim të madh, duke thënë se bashkë kishin një djalë. Historinë e plotë e lexon këtu.
@reesamteesa Who TF Did I Marry- Introduction #reesateesa #fyp #series ♬ original sound - ReesaTeesa
Duke marrë shkas nga kjo histori virale, më tej do të tregojmë si mund të dallosh nëse partneri yt është gënjeshtar patologjik.
Si ta identifikosh një gënjeshtar patologjik?
Flet në terma të përgjithshëm – Kështu, shmang rikujtimin e gënjeshtrave në një situatë ku i duhet të përsërisë veten. Qëllimi i kësaj sjelljeje është që të mos bjerë në kundërshtim me atë që ka thënë në të kaluarën.
Tregohet tej mase specifik me detajet – Një gënjeshtar patologjik përpiqet të të bindë dhe përmes detajeve të shumta, mendon se e bën më të besueshme historinë.
Historitë nuk përkojnë – Një gënjeshtar patologjik nuk ka një memorie perfekte. Është thjesht çështje kohe kur të thotë një tjetër variant.
Anulimi i vazhdueshëm i planeve – Gënjeshtarët patologjikë anulojnë planet sepse duan të kenë më shumë opsione.
Nxehet dhe mbron veten kur i bën një pyejte – Kur përballet me pyetje, gënjeshtari patologjik humb kontrollin dhe e mbron veten me më shumë gënjeshtra.
Ne pyetëm para pak kohësh ndjekësit për historitë e tyre me gënjeshtarët patologjikë dhe na treguan këto rrëfime:
#1
View this post on Instagram
#2
View this post on Instagram
#3
View this post on Instagram
#4
View this post on Instagram