Një studim i ri nga agjencia e kërkimi të tregjeve Mintel, thotë se nëntë nga dhjetë vende që prodhojnë dhe konsumojnë më shumë djathin janë në Europë. Mund të jenë të pakta gjërat për të cilat njerëzit bien dakord në jetë, por nëse ka diçka për të cilën ka pëlqim masiv, kjo është padyshim dëshira për djathin e mirë.
Në çdo pjatë, djathi si përbërës shton më shumë shije. Ju mund ta shtoni në recetën e pastave, në sanduiçe, ose patate, djathi është një produkt që përsos më së miri recetat e gatimeve tuaja.
Por, duket se disa vende e duan më shumë se të tjerët djathin për shumë arsye. Si renditen shtetet e Europës në “dashurinë” e tyre për djathin, nga ai që konsumojnë, importojnë dhe eksportojnë? Zbuloni kush e mban kurorën e vendit të parë!
Vendi i shtatë/ Zvicra dhe gama e djathërave të ndryshëm
Fondue dhe Emmental janë dy nga djathërat zviceranë të njohur globalisht. Por, ky vend importon edhe më shumë djathë. Pavarësisht se prodhon 32 lloje të ndryshme të saj, Zvicra renditet si vendi i tretë në botë për shpenzimet për frymë për djathin, pas Holandës dhe Belgjikës.
Vendi i gjashtë/ Britania e Madhe dhe djathi Cheddar
Nuk ka ekzagjerime kur thuhet se njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar e kanë djathin kudo, si një ushqim të pandarë. I famshëm për varietetet si Cheddar dhe Stilton, kompania Mintel zbuloi se 70% e konsumatorëve britanikë thonë se blejnë djathë cheddar, ndërsa 36% blejnë djathë rajonalë britanikë.
Vendi i pestë/ Austria dhe djathi tradicional
Austria nuk bën dallime kur vjen puna te djathi, sepse ata konsumojnë djathë vendas, por edhe të huaj. Me qumështin e papërpunuar të lopës nga Alpet, përveç djathi vendas, Austria shpenzon edhe 64 milionë dollarë për djathë të importuar.
Vendi i katërt/ SHBA dhe dashuria për djathin amerikan Kraft
I prerë në feta ose i copëtuar, në SHBA ka mbi 523 lloje djathërash. Por, dashuria për varietetin tradicional Kraft Single shkon përtej pritshmërive duke e bërë këtë djathë më të konsumuarin.
Vendi i tretë/ Belgjika
Çfarë shijon më shumë se një birrë belge dhe disa kuba djathi? Vendi me më pak se 12 milionë banorë doli i treti në Europë për konsumin e djathit, ndërsa importon gati 1.6 kilogramë djathë për person çdo vit.
Vendi i dytë/ Franca dhe djathi Camembert
Franca prodhon mbi 246 lloje të ndryshme djathërash, por cili është sekreti që e rendit në vend të dytë në këtë listë? Ky vend është importuesi më i madh në Europë i djathërave të huaj dhe kjo është përgjigjja.
Vendi i parë/ Holandezët mbajnë kurorën e djathit
Holanda është vendi që mban kurorën e fituesit, pasi është vendi i djathërave të famshëm gouda dhe edam. Vendi i vogël me vetëm 17 milionë banorë importon djathë me vlerë marramendëse prej 14 dollarësh (13 euro), gati 3.1 kilogramë për person çdo vit, duke i bërë ata blerësit më të mëdhenj të djathit në Europë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Euronews