
Ata janë të martuar prej 1999-ës dhe kanë qenë bashkë akoma më herët. Jeta e Victoria dhe David Beckham ka qenë gjithmonë në qendër të medias, prej luksit dhe vetë rolit që ata kanë në showbizz. Në 2013-ën, ata blenë shtëpinë me vlerë marramendëse, që gjendet në Holland Park në Kensington, i njohur edhe si “Rreshti i Milionerëve”. Shtëpia ka 6 dhoma gjumi, një pishinë të brendshme, një qilar vere, palestër dhe sallon thonjsh në brendësi.
Çifti ka shpenzuar edhe 10 mliionë dollarë për ta rinovuar siç kanë dashur. Thuhet se ka edhe një tunel në kopsht që mund të vlejë për t’u arratisur pa u vënë re. Hyrja e shtëpisë është elegante dhe ka detaje arredimi monokrom. Kuzhina ka stil barok me detaje druri në ngjyrë jeshile.
Ka sigurisht vepra arti në cepa dhe detaje të tjera unike. Për më shumë ju ftojmë t’i hidhni një sy fotove.
Artikuj të sugjeruar: