Rënia e flokëve është një nga ato fenomenet e padëshiruara te gratë, por që me kalimin e moshës dhe të viteve, nuk është vetëm faktori moshë që ndikon në këtë çështje. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD) është normale që të bien 50-100 qime floku në ditë, por nëse vëreni ndryshime në strukturën e tyre, trashësinë, kjo tregon se trupi juaj po pëson një ndryshim.
"Procesi i plakjes kontribuon në mënyrë të pamohueshme në ndryshimet e ciklit të rritjes së flokëve, të tilla si ngadalësimi i ritmit me të cilin ato rriten, por rrallëherë vepron si shkaku i vetëm i humbjes së konsiderueshme të flokëve," thotë Hope Mitchell, një dermatologe në Ohio.
Por, cilët janë faktorët që ndikojnë në këtë proces?
#1 Gjenetika
Faktorët hormonalë dhe gjenetikë kanë ndikimin në procesin e rritjes dhe rënies së flokëve. Te disa gra, ndjeshmëria ndaj androgjenëve, hormone që luajnë rol në rritjen e flokëve është më e lartë dhe kjo bën që receptorët në flokë të jenë më të ndjeshëm ndaj hormonit DHT, që shkakton tkurrje të folikulave me kalimin e kohës.
#2 Stresi i madh
Humbja e flokëve e shkaktuar nga stresi si fizik, mendor dhe emocional janë një nga shkaqet kryesore të rënies së flokëve. Ju mund të përjetoni një ndalesë të përkohshme të rritjes së flokëve pasi trupi juaj i vendos burimet e tij në funksion të kapërcimit të stresit. Kësisoj, një pjesë e folikulave pushojnë nga çdo proces nga tre deri në gjashtë muaj.
#3 Bëni modele flokësh të shtrënguara
Flokët që kapen shpesh, sidomos me modele të shtrënguara, topuz apo bisht, që kërkojnë tërheqjen e vazhdueshme të tyre bën që flokët të bien më shumë se zakonisht.
#4 Rutinat e rrezikshme të kujdesit për flokët
Nëse përdorni shpesh tharësen që ka nxehtësi, piastrën apo sprucime kimike si llak apo xhel, të gjitha këto dëmtojnë flokët ose i bëjnë më të brishta, sa këputen shumë lehtë.
#5 Zbokthi në sasi të madhe
Një gjendje e irrituar e skalpit të kokës, me shumë zbokth dhe skuqje, çojnë në krijimin e një gjendjeje inflamatore në kokë, e për rrjedhojë këto bllokojnë folikulat duke dëmtuar furnizimin me lëndë ushqyese të flokëve dhe duke dobësuar strukturën e tyre.
#6 Folikula të acaruara të flokëve
Një infeksion bakterial apo gjendrat e flokëve të prekura nga inflamacioni rrezikojnë seriozisht shëndetin e flokëve. Teksa gjendrat inflamohen, indet rrothull prishin ciklin normal të rritjes së flokëve duke shkaktuar rënie të përhershme të flokëve.
#7 Probleme hormonale
Ndryshimet hormonale mund të jenë një faktor që ndikojnë në rënien e flokëve tek gratë, veçanërisht nivelet e larta dhe të luhatshme të androgjenit të lidhura me sindromën e vezores policistike (PCOS) dhe perimenopauzën. PCOS është një gjendje hormonale që pengon ovulimin, duke shkaktuar probleme si periodat e parregullta dhe infertilitet. Një tjetër simptomë është edhe rënia e flokëve, falë niveleve të larta të androgjenit dhe tkurrjes së gjëndrës së flokëve.
#8 Sëmundjet autoimune
Kur keni një çrregullim auto-imun, sistemi juaj imunitar në thelb kthehet kundër jush dhe sulmon gabimisht indet e shëndetshme të trupit. Sipas mjekëve, disa lloje infeksionesh ose ilaçesh mund të shkaktojnë ndryshime në trup gjë që shkakton dhe rënie të sistemit imunitar dhe për rrjedhojë dhe në shëndetin e flokëve, dobësimin dhe rënien e tyre.
Artikuj të sugjeruar: