Java e Modës

Etiketa e fustanit të Kim vodhi gjithë vëmendjen dhe sigurisht, nuk ishte e paqëllimshme

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2024

Etiketa e fustanit të Kim vodhi gjithë vëmendjen dhe sigurisht,
Getty Images

Kim Kardashian mori gjithë vëmendjen në sfilatën e Balenciaga për Paris Fashion Week teksa u shfaq e veshur me një fustan disi gotik në stil, me detaje të shumta dantelle dhe detaj golfi në qafë.

Edhe pse nuk kishte vënë asnjë aksesor, por kishte stiluar flokët në mënyrë perfekte, nuk kaloi pa u vënë re detaji i etiketës së Balenciaga-s, varur pas shpinës së saj.

Etiketa e fustanit të Kim vodhi gjithë vëmendjen dhe sigurisht,
Getty Images

Kim ishte e rrethuar nga stafi i saj dhe një turmë fotografësh, ndaj njerëzit e kuptuan shpejt se ai detaj nuk ishte rastësi, madje e komentuan me shaka si aksesorin e zgjedhur për veshjen.

Etiketa e fustanit të Kim vodhi gjithë vëmendjen dhe sigurisht,
Getty Images

Si u vërtetua ky fakt?

Në po atë sfilatë, modelet parakaluan në pasarelë me etiketat varur në veshje. Me pak fjalë kjo ka qenë një marrëveshje e drejtuesit kreativ të markës dhe Kardashian. Kjo nuk është hera parë që Kim bën të tilla gjëra për Balenciaga-n. Me herët ajo u pa duke mbajtur një nga çantat e pazarit që ka krijuar Balenciaga edhe pse nuk ishte në shitje.

Etiketa e fustanit të Kim vodhi gjithë vëmendjen dhe sigurisht,
Getty Images

Kim ka fuqi të bëjë lëmsh gjithë rrjetin dhe kjo i vlen për marketing markave të njohura, ndaj nuk është hiç çudi që shohim gjëra të tilla “të çuditshme” prej saj.

Artikuj të sugjeruar: