Gjatë marsit do të të duhet të qëndrosh me këmbë në tokë dhe sa më objektiv/e, pasi Neptuni do të krijojë njëfarë konfuzioni në jetën tënde. Në aspektin e punës, sigurohu që të dish saktësisht se çfarë do klienti me të cilin po përballesh. Neptuni do të mjegullojë gjykimin dhe qasjen tënde.
Mundohu që gjatë këtij muaji të mbyllësh punët dhe projektet që ke pezull, pasi gjatë muajit tjetër Mërkuri do të shkojë në prapavijë, duke krijuar më shumë vonesa për punën tënde. Megjithatë, Afërdita dhe Marsi do të jenë të dy në shenjën tënde të dashurisë. Kjo është një ngjarje e rrallë që ndodh në qiellin e dashurisë dhe kanë si qëllim të përhapin gëzim gjatë gjithë këtij muaji, në aspektin e dashurisë.
Nëse aktualisht je beqar/e dhe po shpreson të takosh dashurinë tënde, dil më shpesh në ditët e para të muajit, para 22 marsit. Si një tjetër bonus, këto dy planete do të kenë ndikim edhe në anën tënde artsitike, për të të ndihmuar të krijosh gjëra të bukura.
Hëna e plotë e 25 marsit do të jetë e rëndësishme për ty, pasi një eklips hënor do të ndodhë në Peshore. Kjo do të ndikojë fuqishëm në shenjën tënde, sidomos për të lindurit në shtator. Do të kesh mundësi të reja, të cilat do të shfaqen në formën e një projekti të madh me të cilin je duke punuar. Ti do të jesh krenar/e për veten, pavarësisht se nuk do të duartrokitesh shumë nga të tjerët.
Në këtë eklips, Afërdita do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me Juptierin dhe Uranin, ndaj është një momenti i këndshëm për ty. Do të shpërblehesh me një shumë bujare gjatë kësaj ngjarjeje qiellore, ose do të marrësh një detyrë të re, më të ndërlikuar, që të paguan më mirë.
Por, duhet theksuar se ky eklips hënor sjell më shumë sesa thjesht rezultate që lidhen me punën. Mënyra më e rëndësishme se si ky eklips do të ndikojë tek ti lidhet pikërisht me personalitetin tënd. Do të arrish ta shohësh veten përmes një lupe më të detajuar, për të parë më qartë personalitetin, talentin, aftësitë dhe pjekurinë tënde. Kështu, do të arrish të vlerësosh më shumë veten dhe gjithçka ke mësuar deri më tani. Si rezultat, do të riorganizosh prioritetet e tua dhe do të ecësh përpara.
Duke qenë se eklipset shpesh ndryshojnë oraret, gjërat që do të bësh dhe do të mendosh se janë finale, në fakt do të të rikthehen pas. Do ta ndjesh kalimin e kohës në një eklips, pasi ato shpesh sjellin ngjarje që mbahen mend gjatë. Kjo do të të motivojë që koha jote të llogaritet më ndryshe, me më shumë vlerësim për veten dhe marrëdhëniet e tua.
Nga ana tjetër, Plutoni do të të mbështesë në mënyrë madhështore gjatë eklipsit hënor të Peshores më 25 mars dhe ky është një bonus i madh. Plutoni është në shtëpinë tënde të pestë të dashurisë së vërtetë dhe gjithashtu, sjell transformime të mëdha dhe të rëndësishme.
Ti je një punëtor/e i/e palodhur dhe e motivon veten drejt shkëlqimit, por marsi është muaji i romancës. Që prej vitit 2022, ndoshta nuk ke pasur aq shumë mbështetje planetare në këtë fushë të jetës tënde, por gjithçka do të shpërblehet. Hëna e re e 10 marsit do të jetë mikja jote më e mirë.
Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit është një aleat i vendosur në këtë ngjarje të rëndësishme qiellore. Ky është një moment historik për shenjën tënde, pasi mund t’i çosh gjërat në një tjetër nivel, çka do të thotë se një fejesë ose martesë mund të pritet në horizont. Nëse je beqar/e, ka të ngjarë të takosh një person interesant, ideal për ta marrë zemrën tënde. Nëse ke në plan të zgjerosh familjen, ky është muaji kur duhet ta planifikosh seriozisht këtë hap të rëndësishëm. Nëse ke fëmijë, planifiko një surprizë për ta, diçka të veçantë, si një udhëtim, i cili do të krijojë kujtime shumë të bukura për ta.
Hëna e re e 10 marsit do të të ndihmojë të gjesh gëzim në krijimtarinë dhe imagjinatën tënde, duke të të inkurajuar që ta lësh talentin tënd të lulëzojë. Do të bësh një punë aq të mirë sa do të habitesh dhe vetë nga cilësia e projektit tënd. Filloje projektin pasi të shfaqet Hëna e re e 10 marsit dhe do të jesh shumë krenar/e për punën dhe arritjet e tua.
Afërdita do të jetë në një pozicion perfekt në shenjën tënde. Më 24 mars do të përjetosh një ditë të veçantë, falë mesazhit që Afërdita do t’i dërgojë Jupiterit, duke u lidhur me sektorin tënd të dashurisë. Shijoje romancën, e cila për gjatë gjithë muajit mars do të jetë në ajër. Pasi të shfaqet eklipsi i Hënës së plotë më 25 mars, do të futesh në një zonë të re, ku do të dëshirosh të pushosh dhe të kesh më shumë privatësi. Së shpejti, një sekret do të dalë në një sipërfaqe dhe ky mund të jetë një sekret që e kanë mbajtur të tjerët prej teje, ose e anasjellta.
Në fillim të muajit mars, do të fokusohesh më shumë në shtëpinë tënde. Me sundimtarin tënd, Marsin, i cili do të qëndrojë në sferën e shtëpisë deri më 22 mars, do të jesh më produktiv/e dhe do të duash të arrish qëllimet që lidhen me familjen dhe rinovimin e banesës. Ca Akrepë do të duan të ndryshojnë apartamentin ose të bëjnë riparime të rëndësishme, për ta ndryshuar rrënjësisht pamjen e ambientit.
Pasi Afërdita të largohet nga sektori yt i shtëpisë, më 11 mars, do të fokusohesh më shumë te dashuria e vërtetë dhe do të kesh më shumë emocione romantike dhe një dëshirë për të dhënë dhe marrë sa më shumë dashuri. Mbushe folenë e dashurisë, bëje atë komode dhe më pas, fto dashurinë e jetës që të vijë brenda në fole. Gjëra të bukura të presin.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.