Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2024: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2024: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2024: Luani dhe Virgjëresha

Karriera jote po merr mbështetjen më të mirë që ka pasur ndonjëherë, jo vetëm nga ata që të rrethojnë, por edhe nga planetet që janë në një raport të mirë në shenjën tënde. Jupiteri, planeti i fatit të mirë dhe Urani, planeti i befasive do të bashkëveprojnë për të zhvilluar krijimtarinë dhe vizionin tënd.

Në shtpëinë tënde të tetë të financave, do të punosh në aspekte të ndryshme, duke punuar për reputacionin tënd dhe për një negociatë të mirë, që mund të jetë një bonus, komision, apo shitja/blerja e një prone të re, ose mund të aplikosh për një kredi dhe të të aprovohet.

Nëse je në bisedime e sipër për të gjetur një ndarje të drejtë të pronës me dikë tjetër, për sa kohë që bisedimet do të kryehen më 10 mars dhe do të vijojnë për disa ditë të tjera, gjasat janë që të përfitosh më shumë, kështu që mos e vrit mendjen, thjesht fokusohu tek e mira.

Bashkëpunimet dhe ndërveprimet e tua me të tjerët do të shkojnë shumë mirë gjatë marsit. Kjo përfshin edhe marrëdhënien me partnerin romantik (qodtë bashkëshort, i fejuar, i dashur, apo person me të cilin po takohesh).

Në fillim të marsit, do të kesh Afërditën dhe Marsin në Ujor, në zona të grafikut që merren me rregullimin e marrëdhënieve serioze dhe të përkushtuara. Nëse ke rënë dakord të divorcohesh dhe të ndash rrugët me dikë në jetën tënde, shkëputja do të jetë në kushte të mira. Afërdita dhe Marsi do të jenë në krahun tënd, duke të të dhënë sharmin, ngrohtësi dhe lehtësi në të gjitha marrëdhëniet e tua, ndaj s’është çudi që të kesh një përparim të shkqëlqyer si në punë, ashtu edhe në jetën tënde private.

Eklipsi hënor që do të ndodhë në Peshore më 25 mars, do të sjellë edhe përfundimin e bisedimeve, për të të sjellë një angazhim të qëndrueshëm dhe një marrëveshje për nënshkrimin e një kontrate me rëndësi. Bëj kujdes dhe merre me ngadalë, pasi nuk këshillohet që të firmosësh kontrata e marrëveshje gjatë eklipsit. Neptuni do të të shkaktojë konfuzion dhe nëse nuk je 100% i/e sigurt se kontrata mbron të drejtat e tua, kërko të shtosh klauzola dhe bisedo me një avokat. Këshillat ligjore që mund të marrësh mund të parandalojnë shumë probleme në të ardhmen.

Mos u keqkupto, nuk do të thotë se kontrata mund të jetë e keqe dhe të mos sjellë fitime, thjesht bëj kujdes, pasi djalli fshihet në detaje.

Gjatë këtij eklipsi, ka mundësi që të planifikosh një udhëtim të shkurtër, brenda 5 ditëve nga 25 marsi. Udhëtimi mund të ketë qëllime biznesi dhe ndikimi i Neptunit mund të ndihet edhe këtu, kështu që këshillohet që ta marrësh me ngadalë, të kontrollosh adresat dhe biletat.

Nëse ditëlindja jote qëllon më 27 korrik, do të kesh më shumë mundësi të përjetosh efektet pozitive të eklipsit të 25 marsit. Mos harro, Plutoni të ndihmon në çdo hap të rrugëtimit tënd.

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2024: Luani dhe Virgjëresha


Marrëdhënia jote me një partner të përkushtuar në dashuri ose me një ortak biznesi nuk ka qenë gjithnjë e lehtë, por në gjysmën e parë të marsit, do të gjesh mbështetjen e duhur për t’u ndjerë më mirë. Nëse je duke kërkuar për një mënyrë më efektive që të lidhesh ngushtë në marrëdhënien tënde romantike, konsidero një udhëtim jashtë vendit, së bashkume personin e zemrës, për t’i shtuar lidhjes suaj më shumë aventurë. Ndërsa në biznes, mund të sjellësh qasje të ndryshme që mund të jenë të frymëzuara nga gjërat që ndodhin në botë.

Nëse nuk mund të udhëtosh në mars, prill ose maj, atëherë mund të kënaqesh në qytetin ku jeton, apo duke drekuar/darkuar në një restorant që do ta provosh. Gjithashtu, ka mundësi që të marrësh një ofertë që kërkon prezencën tënde në një vend të huaj. Kjo mund të të sjellë fat, të të paguajë mirë dhe do të kesh shansin të mësosh më shumë nga puna që bën.

Meqë ra fjala te puna, në aspektin profesional gjërat do të shkojnë mirë, pasi ke Afërditën dhe Marsin në shtëpinë tënde të gjashtë, atë të detyrave të përditshme. Afërdita dhe Marsi, kur orbitojnë bashkë, përhapin lumturi, ndaj është mëse e pritshme që në sferën e karrierës të kesh më shumë harmoni. Mund të rrethohesh nga pozitiviteti në punë dhe nga kolegë që duan të shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe të bëjnë projekte interesante. Ti e di që kjo nuk ndodh shpesh, ndaj shijoje.

Gjatë eklipsit hënor më 25 mars, do të kthesh vëmendjen te financat e tua. Eklipset priren të sjellin ngjarje dramatike dhe të paharrueshme në jetën tënd, kështu që mund të marrësh oferta të reja në punë. Plutoni do të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me eklispsin e Hënës, kështu që mund të marrësh një klient të ri prestigjoz dhe më shumë para në rrugën tënde.

Kjo periudhë të nxit të kombinosh forcat me një tjetër person, në biznes, apo në sferë romantike. Një sipërmarrje ose lidhje e re do të nisë shumë shpejt, pasi edhe Saturni është afër Afërditës, duke të të sugjeruar që të ndërmarrësh hapa të tjerë. Mendime, siguri, diskutime, negociata dhe hulumtime do të jenë ato që do të dominojnë jetën tënde gjatë marsit.

Nëse përballesh me një projekt të rëndësishme, prania e Neptunit do të tregojë se ana jote krijuese dhe artistike do të jenë më produktive se zakonisht. Bëj kërkimet e duhura para se të pranosh një ofertë që duket joshëse. Në fund, do të jesh i/e lumtur që ke hulumtuar më shumë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.