Marsi është ende duke u argëtuar dhe udhëtuar me Afërditën, të dashurën e tij kozmike në Ujor, në zonën e grafikut që zgjeron horizontet e tua. Shtëpia e nëntë në të cilën ata pozicionohen, në thelb lidhet me intelektualitetin dhe mënyrën se si ti e percepton informacionin që merr nga shkolla, puna, media e përditshmëria dhe e përçon tek të tjerët, duke shkruar, folur, apo debatuar. Kjo shtëpi gjithashtu e ka fokusin edhe tek udhëtimi, ndaj me shumë gjasa do të përjetosh një eksperiencë të re gjatë këtij muaji.
Një mundësi emocionuese ka gjasa të të shfaqet para syve menjëherë pas Hënës së re më 10 mars dhe do të cekë aspektin e karrierës. Ka të ngjarë që të marrësh mundësinë për të punuar në karrierën e ëndrrave dhe kjo mund të vijë në formën e vetëpunësimit, një klienti të ri, ose promovimin në detyrë. Ti do të marrësh më shumë përgjegjësi, sigurisht, edhe të ardhura.
Kur Marsi të hyjë në sektorin tënd profesional (22 mars), bisedimet për karrierën tënde do të jenë edhe më prezente. Do të jesh mësuar me rolin tënd të ri, por sërish ka vend për përmirësim dhe kjo do të të pëlqejë shumë, pasi do të marrësh seriozisht ofertat e punës.
Jupiteri, planeti që të sjell fat dhe Urani, që të sjell surpriza të papritura do të mbështesin Hënën e re të marsit, kështu që gjatë këtij muaji, mund të ndodhë çdo gjë, me një shpejtësi të furishme. Gjërat do të jenë vendimtare dhe do të të duhet të qëndrosh optimist/e dhe të synosh sa më lart.
Ky muaj sjell gjithashtu edhe një eklips hënor në Peshore (25 mars), që do të ndriçojë shtëpinë tënde të pestë, romancën, familjen dhe krijimtarinë. Në këtë eklips, Afërdita do të luajë një rol shumë të madh, pasi do të jetë pranë Saturinit. Mund të takosh dikë me diferencë të madhe në moshë, por kjo nuk do të ketë shumë rëndësi për ty. Dëgjoji këshillat e miqve, të cilët kanë një shikim më të qartë dhe e dinë se ç’është më e mira për ty.
Në këtë eklips, emocionet do të arrijnë kulmin dhe nëse je në një lidhje, do të dish se ç’duhet për ta bërë edhe më të fortë marrëdhënien. Ky eklips është i fortë dhe miqësor, ndaj mund ta çosh marrëdhënien në një tjeër nivel. Në të kundërt, nëse ke tentuar që ta përmirësosh aspektin romantik, por fati s’ka qenë krah teje, do të mund ta çlirosh veten nga ky person, për të gjetur një partner/e të ri/e, që do të të mbushë me gëzim. Nëse ende nuk ke takuar dashurinë, eklipsi mund të shkaktojë një takim të parë, domethënës. Për disa Binjakë, ky eklips mund të sjellë lajme shtatzënie, ose një kujdes të veçantë për fëmijët.
Ky eklips mund të jetë gjithashtu lajmëtari i një projekti krijues emocionues. Plutoni do të jetë i pozicionuar mirë, kështu që do të kesh mbështetje nga një figurë autoritare (një i afërm/ familjar), i cili ndodhet në distancë. Nëse nuk je i/e sigurt se ç’të bësh, bisedo me këtë person, pasi do të të japë këshilla të dobishme.
Dëshira jote për të udhëtuar sa më larg sa vjen dhe po rritet. Ende nuk e ke të qartë nëse do të largohesh nga kaosi aktual për arsye biznesi, apo për kënaqëisnë e të qenit në një mjedis të ri. Sidoqoftë, planetet do të jenë shumë miqësorë me ty dhe do ta shijosh shumë kohën tënde larg monotonisë.
Shpejt do ta kuptosh se duhet të jesh i/e organizuar për të përfituar më shumë nga çdo udhëtim pune që po planifikon. Saturni, Jupiteri dhe Urani janë në krahun tënd, për të të sjellë fitime më të mira nga udhëtimet e tua. Edhe një kthesë surprizuese do të të shërbejë për mirë, ndaj mos e humb durimin dhe dëshirën për të pasur më shumë.
Në muajin e ardhshëm, Mërkuri do të jetë në prapavijë, ndaj nëse duhet të blesh një pajisje elektronike, çasti është tani. E njëjta gjë vlen edhe për nënshkrimin e ndonjë dokumenti apo kontrate. Mundohu t’i mbyllësh brenda këtij muaji. Thuajse gjatë gjithë marsit do të kesh shqetësimin e parave dhe nevojën për të bërë më shumë të ardhura. Marsi do të sundojë shtëpinë tënde të dhjetë diellore, atë të avancimit në karrierë dhe aktualisht, me Ujorin në shtëpinë tënde të tetë, do të kesh mundësinë të bësh përpara me një projekt fitimprurës, ose bonus të shumëpritur.
Burime të tjera mund të të sjellin të ardhura dhe kështu do të mund të shuash ankthin në lidhje me mungesën e parave. Një pagesë e mbetur pezull, një trashëgimi, apo shitja e një prone do të të mundësojnë që t’ia dalësh mbanë.
Ky muaj ka një eklips të madh hënor, në Peshore dhe sigurisht, do të ndikojë në çdo shenjë, sidomos te Gaforrja. Ti sundohesh nga Hëna dhe prekesh më shumë se çdo shenjë tjetër nga eklipset hënore. Ky eklips do të sjellë përfundimin e një çështjeje në lidhje me shtëpinë, ose me një anëtar të familjes. Neptuni do të kundërshtojë Hënën, kështu që ndarja e realitetit nga trillimit. Ec ngadalë dhe me hapa të sigurt. Do të gjendesh në një paqartësi mendore që do të të kaplojë. Mos bëj supozime, por shiko me vëmendje faktet. Nëse situata është e komplikuar, mos hezito të telefonosh një avokat që të të ndihmojë të zgjidhësh gjërat në një mënyrë më të mirë.
Ti e di që eklipset mund të sjellin ndryshime dramatike, ndaj qëndro në vigjilencë. Mund të shohësh dikë që e do shumë që të largohet nga jeta jote dhe të shkëputet për të shkuar në një tjetër shtet, ose thjesht do të shkëpusësh marrëdhëniet, pasi kjo ndodh në ngjarje të tilla qiellore: Një person “eklipsohet” nga jeta dhe përditshmëria jote.
Neptuni do të jetë shumë aktiv në Hënën e re të 10 marsit dhe me shumë gjasa, do të kesh paqartësi në shumë aspekte të jetës tënde. Sigurohu të mos dëgjosh thashethemet, por thjesht faktet.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.