Health News

Kur duhet dhe nuk duhet përdorur mikrovala?

Shkruar nga Anabel

3 Mars 2024

Kur duhet dhe nuk duhet përdorur mikrovala?
getty

Ka shumë mite rreth përdorimit të mikrovalës, duke filluar nga idetë se shkakton kancer, e deri te dëme të tjera në shëndet. Por a janë të vërteta ato?

Theksojmë si fillim se mikrovala është një pajisje që lehtëson shumë punë në kuzhinë me nxehjen e shpejt të ushqimit. Nutricionistja Simona Santini ka zbuluar për Vogue përgjigjen e kësaj pyetjeje duke sqaruar se mikrovala nuk sjell dëme në shëndet.

Ajo shpjegon se pajisja ka mjaftueshëm energji sa të vendosë në lëvizje atomet brenda një molekule, por jo aq sa të lëvizë elektronet nga kjo lidhje. Theksohet gjithashtu se nuk ka studime e as prova që të mbështesin teoritë mbi mutacionet në ADN-në e ushqimit nga ky ekspozim.

Thënë kjo, mikrovala mund të përdoret për ngrohje të ushqimit dhe e bën më së miri këtë rol, por nuk duhet të përdoret për ushqime të konservuara që vetëm ngrohen me të, pasi nuk ka temperaturën e mjaftueshme për të vrarë baktere. E shpjeguar më thjesht, problemi me ushqimet e ngrohura në mikrovalë nuk vjen nga vetë pajisja, por nga cilësia e ushqimit që po ngrohet.

Artikuj të sugjeruar: