Arta Kabashi është përfolur për një lidhje me Blerim Destanin, pasi këngëtarja, e ftuar në “Pardon My French”, foli për një marrëdhënie që ka pasur më parë me një person të famshëm.
Menjëherë u supozua se Blerim Destani ishte i dashuri i këngëtares, por ajo, përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një foto të lajmit, mohoi zërat dhe shkroi: “Lajme të rreme! Unë jam single dhe mos shpërndani lajme të rreme!”.
Por, sigurisht që e gjitha ishte një keqinformim, pasi mjafton që intervista e saj të dëgjohej deri në fund, për të kuptuar se në fakt, Arta po fliste për një ish-parnter.
Moderatorja i tha Artës se brenda shtëpisë kishte krijuar idenë se ishte e lidhur dhe se vetëm Meritoni mund ta ketë kuptuar dhe Arta sqaroi: “Meritoni më ka pyetur “A ke qenë ndonjëherë e dashuruar” dhe i kam thënë: “Po, shumë”, duke shtuar se Meritoni i ka treguar inicialin e personit dhe Arta e konfirmoi se po”. Ajo tha se është personazh i njohur, por nuk i përket industrisë së muzikës.
Më pas, rrëfeu se tanimë s’është e dashuruar dhe po, biseda me Meritonin përfshinte një ish-të dashur.
“Jo, nuk jam e dashuruar. Jam e dashuruar me jetën, jo me një person të caktuar. Me ish-in jo e jo se unë nuk ndahem nga një person nëse e dua ende. Kjo gërma që s’e përmenda është ish-i dashur”, specifikoi ajo.