Marredhenie

Veprimi i të atit të Hailey Bieber tregon se sa e rëndësishme është të vendosim kufijtë me prindërit

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2024

Veprimi i të atit të Hailey Bieber tregon se sa e
Getty Images

I ati i Hailey Bieber publikoi një video ku u kërkonte besimtarëve të krishterë që të luteshin për Hailey dhe Justin, duke shqetësuar njerëzit, por edhe duke acaruar të bijën, e cila do të donte që problemet personale t’i mbante larg vëmendjes së publikut.
 
Stephen Baldwin rishpërndau në Instagram një video të publikuar nga një pastor që po kërkonte nga ndjekësit të shtonin në lutjet e tyre të përditshme edhe Hailey e Justin Bieber, ndërsa në videon në fjalë shfaqet Justin duke kënduar. “Të krishterë, ju lutem, kur mendoni për Justin dhe Hailey, merrni një moment që të ofroni një lutje që të kenë mençuri, mbrojtje dhe qasje më të afërt ndaj Zotit”, shkroi pastori Max.

Veprimi i të atit të Hailey Bieber tregon se sa e
 
Burime pranë themelueses së “Rhode Skin” u shprehën për TMZ se çifti po përjeton një sfidë familjare, për të cilën i ati i Hailey-t, Stephen, ishte në dijeni. Pavarësisht kësaj dhe qëllimit të tij të mirë, sërish Hailey nuk është e lumtur me postimin e tij, pasi thyen barrierat dhe dëshirën që ajo ka për privatësi në një moment të tillë.

Veprimi i të atit të Hailey Bieber tregon se sa e

Pra, nisur nga kjo, ne të rikujtojmë se sa e rëndësishme është të vendosësh kufijtë me familjarët, veçanërisht prindërit. E dimë që është një skenar i njohur për ju që u keni thënë diçka sekrete prindërve dhe papritur e kanë marrë vesh edhe shqiptarët në diasporë, ndaj lexoni më poshtë për disa këshilla se si të vendosni ca barriera të shëndetshme:
 
- Zakonisht sugjerohet t’u tregoni atyre se sa shumë i vlerësoni, para se të hyni në temë.

- Edhe teksa flisni për vendosje kufijsh, mos harroni të jeni mirënjohës dhe ta shprehni këtë me fjalë.

- Nëse ka një konflikt apo diçka me të cilën nuk bini dakord, ballafaqojeni menjëherë dhe mos e lini të shkojë me mendimin se “gjërat do ndryshojnë” apo “është e përkohshme”.

- Jini të qartë dhe specifikë në atë që kërkoni.

- Përdorni fjali si: “Të lutem” dhe “Do ta vlerësoja nëse”.

- Përpiquni të gjeni një kompromis, që i kënaq të dyja palët.

- Mos harroni: Kufijtë janë të shëndetshëm për gjithë njerëzit e përfshirë. Rikujtojini prindërve se nga kjo, përfitojnë edhe ata.

- Komunikoni me një specialist të fushës, që mund t’ju japë një zgjidhje më specifike bazuar në një “historik” të prindërve tuaj, si dhe marrëdhënies që keni me ta.

- Qëndroni pozitivë dhe kuptoni se nuk keni pse të ndiheni në faj, nëse kërkoni hapësirën tuaj.
 
Artikuj të sugjeruar: