Ushqim & Pije

Çfarë të pini nëse nuk ju pëlqen uji? Ja 5 ide

Shkruar nga Anabel

29 Shkurt 2024

Çfarë të pini nëse nuk ju pëlqen uji? Ja 5 ide
FOTO: iStock

Të gjithë e dimë rëndësinë e hidratimit dhe pijeve të shëndetshme që ndihmojnë në këtë proves. Por, çfarë ndodh nëse uji nuk është alternative juaj e preferuar? Duke qenë se është e lehtë të qëndroni të hidratuar nëse zgjidhni një pije që ju pëlqen, Jordan Mazur një dietolog thotë se ka disa zgjedhje të tjera që e zëvendësojnë ujin.

Çajrat bimorë, veçanërisht ato pa kafeinë, ndikojnë në marrjen e lëngjeve të nevojshme që duhen për t’u hidratuar çdo ditë.

Uji i kokosit është një tjetër opsion i mirë për shkak të përmbajtjes së elektroliteve, të cilat janë të dobishme për rihidratimin.

Qumështi, siguron hidratim së bashku me lëndë të tjera thelbësore si kalciumi.

"Nëse mendoni se uji nuk është gjithnjë i preferuari juaj, provoni të mbushni një shishe me të duke shtuar feta frutash si kastravec, limon ose manaferra për të përmirësuar shijen e tij dhe duke shtuar edhe një dozë  vitaminash," sugjeron Mazur. Alkooli dhe pijet me sheqer, duke përfshirë pijet e gazuara dhe lëngjet e frutave me sheqer të shtuar, nuk janë alternativa ideale për të zëvendësuar ujin.

Çfarë të pini nëse nuk ju pëlqen uji? Ja 5 ide
FOTO: iStock

Pijet me kafeinë si kafeja dhe çajrat e caktuar mund të kenë një efekt diuretik, duke çuar në humbjen e lëngjeve. Hidratimi i duhur është një pjesë thelbësore e jetës së përditshme dhe kjo plotësohet jo vetëm me ujë dhe lëngje, por edhe me ushqime.

Por, mos harroni! Hidratimi i duhur është thelbësor për funksionet normale të trupit dhe organizmit tuaj.

Artikuj të sugjeruar: