Metropolitan

“Gruaja e ngrënshme”: Historia e një gruaje që zgjedh lirinë përballë martesës

“Gruaja e ngrënshme”: Historia e një gruaje që zgjedh

Ç’ndodh kur ndihesh pre e një shoqërie që rreket të të hajë e të tresë ditë pas dite? Kur trupi yt refuzon ushqimin si sinjal për t’iu kundërvënë rregullave dhe normave të shoqërisë? Cila është pika e zgjimit për një grua, e cila prej kohësh ndihet e “burgosur” dhe e penguar? Në romanin “Gruaja e ngrënshme”, të Margret Atwood-it, trajtohen disa tematika, të cilat vijojnë të jenë aktuale edhe sot, ndonëse romani është shkruar në vitin 1969.

Kjo është një vepër feministe, e mbushur me humor të zi, që tregon përpjekjet e një gruaje për t’i shpëtuar “konsumimit” nga shoqëria. Tematika lidhet me lëvizjet emancipuese të viteve ’60 – ’70 të shekullit të kaluar, kur gratë ishin lodhur së qeni “gruaja” apo “vajza” e dikujt dhe po kërkonin të drejtën e tyre për t’u identifikuar si individë të lirë.

Përmes marrëdhënies mes Marianës dhe Piterit naparaqitet ai që quhet kanibalizëm emocional (term në psikologji, që simbolizon një marrëdhënietoksike, në të cilën një person ushqehet, në mënyrë figurative, me emocionet e tjetrit, duke i krijuar partnerit ndjesi të këqija, të pashëndetshme dhe negative, njëfarë vampiri energjetik).
Kështu, shpejt, teksa e lexon, do të trazojë ideja se mund të të hanë njësoj si një ushqim çfarëdo, por do të tronditesh e buzëqeshësh nga situata të papritura.

Informacion i përgjithshëm rreth librit: Marianë MekAlpin është në vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në Torono dhe është e fejuar me një avokat me të ardhme premtuese. Punon në një ndërmarrje që merret me hulumtimin e tregut, ku në pozicionet drejtuese janë të gjithë burra.

Ndonëse është vajzë ambicioze, sërish kërkon të jetë "normale", ndaj vendos të plotësojë kërkesat e të fejuarit dhe të shoqërisë dhe pret të martohen me shpresën se martesa do t'ia japë vendin që meriton. Kthesa e papritur ndodh kur njihet me Dankenin, i cili i shpërfill të gjitha rregullat shoqërore dhe ndryshe nga Mariana, është i vendosur të shprehë gjithë individualitetin e vet. Rebelimi i vajzës nis pavetëdijshëm nga vetë trupi i saj, i cili fillon të refuzojë ushqimin: në krye mishin, pastaj vezët, perimet, ëmbëlsirat, farat e kungullit...çdo gjë.

Përveçse nuk fut gjë në gojë, ajo ndien se po hanë. Mariana do të donte të ndihej e tretur nga pasioni, por gjithçka ndien është...konsumimi ditë pas dite. Personaliteti i saj, i mbajtur nën fre për një kohë të gjatë shpërthen në një varg sjelljesh të çuditshme dhe të pahijshme, duke ndryshuar përgjithmonë rutinën e saj të qëndrueshme e të qetë.

Përmes ushqimit dhe të ngrënit, Atwood tregon rebelimin e gruas ndaj një shoqërie moderne dhe të dominuar nga burrat. "Gruaja e ngrënshme" e?shte? romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi. "Gruaja e ngrënshme" është një vepër brilante dhe e fuqishme, e mbushur me ironi dhe metafora, një kryevepër e paharrueshme, shkruar nga një mjeshtre e vërtetë e letërsisë bashkëkohore. 

“Gruaja e ngrënshme”: Historia e një gruaje që zgjedh

Margaret Atwood, vepra e së cilës është botuar në mbi dyzet e pesë vende, është autorja e më shumë se pesëdhjetë librave në prozë, poezi, ese kritike, si dhe romanesh grafike.
Veprat e saj: "Vrasësi i verbër", "Oriksi dhe Krejku", "Kënga e Penelopës", "Rrëfenja e shërbëtores" dhe "Testamentet", janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Pegi dhe lexuesit shqiptarë, ashtu si ata në mbarë botën, e kanë vlerësuar shumë krijimtarinë e autores.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

"Edible Woman": The story of a woman who chooses freedom over marriage

“Gruaja e ngrënshme”: Historia e një gruaje që zgjedh

What happens when you feel prey to a society that wants to eat you and eat you day after day? When does your body reject food as a signal to defy society's rules and norms? What is the point of awakening for a woman who has long felt "imprisoned" and hindered? In the novel "The Edible Woman", by Margret Atwood, several topics are discussed, which continue to be relevant even today, although the novel was written in 1969.

This is a feminist work, filled with black humor, which shows the efforts of a woman to escape "consumption" by society. The theme is related to the emancipatory movements of the 60s and 70s of the last century, when women were tired of being someone's "wife" or "daughter" and were demanding their right to identify as free individuals.

Through the relationship between Mariana and Peter, what is called emotional cannibalism appears (a term in psychology that symbolizes a toxic relationship, in which one person feeds, figuratively, on the emotions of the other, creating bad, unhealthy and negative feelings for the partner , some kind of energy vampire).
So, quickly, as you read it, the idea that you can be eaten just like any food will stir, but you will be shocked and smile from unexpected situations.

General information about the book: Marianne McAlpin is a well-bred and educated girl, lives in Toronto and is engaged to a lawyer with a promising future. He works in a company that deals with market research, where the management positions are all men.

Although she is an ambitious girl, she still wants to be "normal", so she decides to meet the demands of her fiance and society and waits to get married in the hope that marriage will give her the place she deserves. The unexpected turn occurs when she meets Danken, who ignores all social rules and, unlike Mariana, is determined to express all her individuality. The girl's rebellion starts unconsciously from her own body, which begins to reject food: first meat, then eggs, vegetables, sweets, pumpkin seeds... everything.

Except she doesn't put anything in her mouth, she feels like she's being eaten. Mariana would like to feel consumed by passion, but all she feels is... wear and tear day after day. Her personality, held in check for too long, erupts into a series of strange and inappropriate behaviors, forever changing her steady, calm routine.

Through food and eating, Atwood shows the woman's rebellion against a modern, male-dominated society. "The Edible Woman" is Margaret Atwood's first novel and contains all the themes that the author would develop in other works. She is presented to us as a keen observer of the absurdities that come from conformity. The Edible Woman is a brilliant and powerful work, full of irony and metaphor, an unforgettable masterpiece, written by a true master of contemporary literature. 

“Gruaja e ngrënshme”: Historia e një gruaje që zgjedh

Margaret Atwood, whose work has been published in over forty-five countries, is the author of more than fifty books of prose, poetry, critical essays, and graphic novels.
Her works: "The Blind Killer", "Oryx and Krejku", "Penelope's Song", "The Handmaid's Confession" and "Testaments", have been brought into Albanian by the Pegi publishing house and Albanian readers, just like those around the world , have greatly appreciated the author's creativity.

Suggested articles: