Health

Frika nga shtatzënia: Çfarë është dhe nga se shkaktohet tokofobia

Frika nga shtatzënia: Çfarë është dhe nga se
FOTO: KSENIYA OVCHINNIKOVA VIA GETTY IMAGES

Emocionet rreth shtatzënisë janë të natyrshme për çdo grua! Pavarësisht nëse është një përvojë për herë të parë, përjetimi nis që në ngjizje e deri në momentet e ardhjes në jetë të një fëmije. Nuk e kemi fjalën vetëm për emocionet e bukura, por edhe për rreziqet e mundshme shëndetësore, frikërat, pasiguritë që përjetohen gjatë nëntë muajve të pritjes së ëmbël.

Duket se për disa gra, ky shqetësim shkon përtej frikës së zakonshme, gati në një gjendje ekstreme! Kjo ndryshe njihet si tokofobi!

"Tokofobia është një frikë ekstreme ose patologjike ndaj shtatzënisë dhe lindjes," thotë Aimee Danielson, një psikologe klinike në MedStar Georgetown University Hospital. Frika nga lindja cilësohet si normale te shumë gra, por për disa përfshin një frikë të theksuar nga vetë shtatzënia,” shtoi ajo.

Frika që një grua mund të përjetojë vazhdon më shumë se gjashtë muaj dhe mund t'i bëjë ato të ndihen të mbingarkuara, e kjo më pas i çon në përpjekje ekstreme për të shmangur shtatzëni ose lindjen e një fëmije. Tokofobia mund të dëmtojë rëndë aftësinë e një gruaje për të funksionuar në jetën e përditshme mes punës dhe aspektit shoqëror.

Tokofobia zakonisht klasifikohet si tokofobi primare ose sekondare. E para u përket individëve me frikë nga shtatzënia dhe lindja, të cilët nuk kanë përvojë të mëparshme të lindjes së fëmijëve, ndërsa e dyta u referohet atyre që e kanë zhvilluar këtë frikë pasi kanë kaluar të paktën një shtatzëni.

Çfarë e shkakton tokofobinë?

Ashtu si me fobitë e tjera, ekziston një gamë e gjerë shkaqesh dhe faktorësh rreziku, megjithëse shumica lidhet me traumat e së kaluarës. Tokofobia dytësore zakonisht zhvillohet pas një lindjeje traumatike, humbjes së një shtatzënie, ndërprerjes për shkaqe shëndetësore etj. Ndërsa, në atë primare, dëgjimi i përvojave traumatike të dikujt tjetër mund të jetë një faktor kontribues.

Si manifestohet?

Meqenëse frika në lidhje me lindjen e fëmijëve nuk është e pazakontë, frika e një tokofobiku mund të hidhet poshtë dhe të perceptohet si normale. Ndryshe nga frika e shëndetshme, tokofobia shkakton shqetësim të konsiderueshëm emocional për personin e prekur. Personi mund të dëshirojë një fëmijë, por frika nga lindja është shumë e madhe dhe kjo shihet si pengesë për ndërmarrjen e një hapi konkret.

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: HuffPost

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

What is tokophobia related to family expansion?

Frika nga shtatzënia: Çfarë është dhe nga se
PHOTO: KSENIYA OVCHINNIKOVA VIA GETTY IMAGES

Emotions about pregnancy are natural for every woman! Regardless of whether it is an experience for the first time, the experience starts from conception until the moments of the birth of a child. We are not only talking about the beautiful emotions, but also about the possible health risks, fears, insecurities that are experienced during the nine months of sweet waiting.

It seems that for some women, this concern goes beyond ordinary fear, almost to an extreme state! This is otherwise known as tokophobia!

"Tokophobia is an extreme or pathological fear of pregnancy and childbirth," says Aimee Danielson, a clinical psychologist at MedStar Georgetown University Hospital. Fear of childbirth is considered normal for many women, but for some it involves a pronounced fear of pregnancy itself,” she added.

The fear a woman may experience lasts more than six months and can make them feel overwhelmed, which then leads them to extreme efforts to avoid pregnancy or having a child. Tokophobia can severely impair a woman's ability to function in everyday life between work and the social aspect.

Tokophobia is usually classified as primary or secondary tokophobia. The first refers to individuals with a fear of pregnancy and childbirth who have no previous experience of childbirth, while the second refers to those who have developed this fear after going through at least one pregnancy.

What causes tokophobia?

As with other phobias, there is a wide range of causes and risk factors, although most are related to past trauma. Secondary tokophobia usually develops after a traumatic birth, loss of a pregnancy, termination for health reasons, etc. Whereas, in the primary one, hearing about someone else's traumatic experiences can be a contributing factor.

How is it manifested?

Since fears about childbirth are not unusual, a tokophobic's fear can be dismissed and perceived as normal. Unlike healthy fear, tokophobia causes considerable emotional distress to the affected person. The person may want a child, but the fear of childbirth is too great and this is seen as an obstacle to taking a concrete step.

Suggested articles: 



Source: HuffPost