Marredhenie

A është lidhja jote aq intime sa ti mendon?

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2024

A është lidhja jote aq intime sa ti mendon?
Getty

Kur vjen puna te marrëdhëniet në çift ka gjithmonë pikëpyetje për intimitetin, dashurinë, seriozitetin. Edhe pse secila prej tyre definohet nga marrëdhënia që ka secili me partnerin, ekspertët kanë nxjerrë një listë me detaje dhe shenja që secili mund t’i shohë në raportin e tij për të kuptuar nëse është aq i thellë dhe intim sa shpreson.

Para se të nisim me listimin, të kujtojmë se intimiteti i referohet një lidhjeje dhe afërsie emocionale të thellë mes dy individëve. Natyra e këtij raporti bazohet te personat e përfshirë dhe dinamika e lidhjes së tyre. Theksojmë se intimiteti nuk është ekskluzivitet i raporteve romantike dhe seksuale, por sot do ndalojmë pikërisht tek ana romatike e saj.

Të dy e keni integruar jetën e njëri-tjetrit në mënyrë të tillë që të ndani përgjegjësitë ose financat në mënyra të ndryshme. Sipas psikologëve, ky është një nga hapat e parë që tregon se intimiteti është i pranishëm.

Qëndroni gjithmonë e më shumë kohë bashkë dhe kjo ndihet në rehatinë që keni dhe përshtatjen e rutinës ditore me të njëri-tjetrit.

Prekjet fizike ndihen shumë intime. Për këtë nuk ka nevojë të flitet, mjafton të ndjesh një përqafim ose përkëdhelje për ta kuptuar çfarë ndjesie të vjen.

Jeni të dy të lirshëm dhe vetvetja me njëri-tjetrin edhe për gjëra që zakonisht i fshihni se ju duken momente dobësie. Të shprehësh pasiguritë është një hap i rëndësishëm për çdo marrëdhënie.

Keni shumë kontakt me sy. Nëse e shikon partnerin në sy dhe e ke të vështirë ta largosh shikimin, me shumë gjasa je në një marrëdhënie shumë të ndjerë dhe intime.

I besoni shumë njëri-tjetrit, ndaj marrëdhënia juaj mund të jetë intime. Besimi është një nga faktorët më të rëndësishëm në një lidhje dhe jetëgjatësinë e saj.

Kur je në vështirësi, partneri është personi i parë të cilit i shprehesh. Kjo tregon se marrëdhënia është aq initime sa ti je rehat që të flasësh hapur dhe të ndihesh i/e dëgjuar.

Artikuj të sugjeruar: