Në Shqipëri, por veçanërisht në botë, po shtohen çdo ditë biznese të reja që udhëhiqen dhe krijohen nga personazhe të njohur. Përgjithësisht, të përqendruara te bukuria, por jo vetëm, zgjedhja që ata kanë bërë është mjaft e zgjuar, pasi secili prej tyre përdor audiencën dhe fansat për të arritur të ngrejë emrin e markës që po krijon. Kush më mirë se ta mund të arrijë të ndërtojë nga hiçi një markës?
Së fundmi, Bella Hadid ka publikuar lajmin se më 2 maj do lançohet “Ôr?bella”, linja e saj më e re. Me anë të një videoje ajo tregon se disa njerëz do munden të marrin produkte ekskluzive të parët, por nuk tregon detaje të tjera përveç disa imazheve me tematikë hapësirën.
Megjithatë, mediat kanë zbuluar se marka është regjistruar në shtet si një brand që do ofrojë produkte për lëkurën, fytyrën, vajra aromatikë, e të tjera produkte që në bazë kanë aromat.
Beyoncé, po ashtu, jo shumë ditë më herët lançoi markën e saj të kudjesit për flokët. Edhe J.Lo, Jessica Alba dhe të tjerë personazhe janë në listën e atyre që mes markave të krijuara po pushtojnë industrinë e bukurisë.
Nga analiza e bërë prej disa mediave, 60% e markave të bukurisë krijuar nga personazhet publikë janë hapur në 6 vitet e fundit. Aktorët kanë numrin më të lartë të bizneseve në industrinë e argëtimit dhe shitjes.
Sipas analistëve, edhe pse janë shumë të pasur, të suksesshëm dhe të plotësuar nga ana e karrierës, shumë nga personazhet e ekranit kanë nevojë për pavarësi dhe të ngresh një biznes është sfidë për ta po aq sa argëtim (në fund, fitimprurëse).
Fakti që biznesi është dorën e tyre dhe ndikohet tërësisht nga suksesi i tyre si individë e bën edhe më argëtuese të gjithë idenë, shpjegojnë analistët.
Artikuj të sugjeruar: