Shtëpia

5 aromat e shtëpisë që ju ndryshojnë gjendjen dhe humorin

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2024

5 aromat e shtëpisë që ju ndryshojnë gjendjen dhe humorin
FOTO: Getty Images

Një aromë e mirë në shtëpi dhe ambientin ku ndërveprojmë çdo ditë, e bën hapësirën më të freskët dhe komode. A e dinit që në mirëqenien tuaj të përgjithshme, fizike apo mendore ka ndikim edhe aroma që keni në shtëpi?

Diçka e butë dhe relaksuese janë aromat që ndikojnë direkt në trurin tuaj, ndërsa ju ndihmojnë që të bëni një gjumë më të qetë dhe të keni më shumë produktivitet nëse keni punë apo projekte për të përfunduar.

#1 Livando për të një gjumë më të qetë

5 aromat e shtëpisë që ju ndryshojnë gjendjen dhe humorin
FOTO: Getty Images

Livandoja është një nga aromat më të njohura që ndikon në gjendjen tuaj fizike dhe mendore. Dihet që një sprucim me këtë aromë në jastëkun e dhomës së gjumit, do ju ndihmojë që të flini më mirë dhe më qetë. Kjo aromë ndihmon në qetësimin e shqisave tuaja dhe krijimin e një ambienti relaksues.

#2 Kamomili për një relaks të përgjithshëm

5 aromat e shtëpisë që ju ndryshojnë gjendjen dhe humorin
FOTO: The White Company

Një tjetër aromë relaksuese është kamomili. Kjo lule përdoret kryesisht në çajra për të ndihmuar në qetësimin e trupit tuaj, por një vaj esencial me cilësi të mirë ka efekte anti-inflamatore që mund të jenë të dobishme për relaksimin e muskujve, lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe atyre menstruale.

#3 Rozmarina rrit përqendrimin

5 aromat e shtëpisë që ju ndryshojnë gjendjen dhe humorin
FOTO: Future

Kjo aromë më shumë lidhet me kuzhinat tuaja, por në fakt nëse e përdorni edhe si aromë në shtëpi kjo do t’ju ndihmojë që të përmirësoni fokusin. Nëse doni një aromë që nxit energjinë dhe fokusin, kjo është e duhura.

#4 Eukalipti për të pastruar rrugët e frymëmarrjes

5 aromat e shtëpisë që ju ndryshojnë gjendjen dhe humorin
FOTO: Getty Images

Nuk ka ndjesi më shqetësuese se hundët e bllokuara dhe problemet me rrugët e frymëmarrjes. Nëse po kërkoni si të përmirësoni shëndetin tuaj, eukalipti është aroma që ju duhet në shtëpi. Kjo aromë pastron rrugët e frymëmarrjes, sinuset e bllokuara dhe ndihmon në tërësi në një qetësim të gjendjes suaj.

#5 Vanilja për të përmirësuar mirëqenien tuaj

5 aromat e shtëpisë që ju ndryshojnë gjendjen dhe humorin
FOTO: McGee & Co.

Ndoshta një nga aromat më të zakonshme të përdorura për shtëpinë, vanilja është një opsion i shkëlqyer, sidomos nëse doni të ndiheni rehat dhe të përmirësoni gjendjen tuaj. Aroma e vaniljes ka efekte në përmirësimin e humorit, duke nxitur ndjesitë e relaksit dhe kënaqësisë.

Artikuj të sugjeruar: 



Burime: Homes & Gardens