Flokët

Çfarë duhet të dini para se të lyeni flokët në shtëpi

Shkruar nga Anabel

24 Shkurt 2024

Çfarë duhet të dini para se të lyeni flokët në
Pinterest

Përpjekjet për të hequr çdo agjent kimik nga çdo gjë që ka lidhje me bukurinë kanë nisur të përhapen shumë, por duhet theksuar diçka. Kur vjen puna te flokët, nuk ekziston një bojë flokësh (sado natyrale) që nuk ka elelmente kimike, përndryshe nuk funksionon dhe nuk ka rezultat. Kjo që thamë përjashton rastet kur ti i lyen flokët me lëng panxhari apo karote të vërtetë.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk ka produkte me më pak përbërës të dëmshëm. Në të vërtetë ka në qarkullim disa bojëra flokësh pa alkool, amoniak apo të tjerë përbërës të rëndë.

Pra ajo që duhet të dini është të siguroheni për përmbajtjen e paketimit që do të zgjidhni. Sigurouni që të mos keni alergji nga asnjë përbërës dhe të tregoni kujdes. Disa nga përbërësit mund të mos jenë të dëmshëm, por gjithsesi shkaktojnë acarim momental në lëkurë.

Nëse jeni në dyshime, ju sugjerojmë të flisni me parukieren tuaj.

Artikuj të sugjeruar: