Horoscope

Hëna e plotë në Virgjëreshë: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Hëna e plotë në Virgjëreshë: Zbulo se ç’do

Në këto momente duhet të ngadalësosh ritmin, pasi Hëna e plotë në Virgjëreshë do të ndriçojë qiellin e 24 shkurtit për të të bërë të kesh nevojë për t’u larguar pak nga kaosi që të rrethon. Hëna lidhet me dëshirat dhe motivimin dhe këtë herë do të bashkëveprojë me Mërkurin dhe Saturnin.

Dashi

Aftësitë e tua do të shkëlqejnë gjatë 24 shkurtit. Ajo që ti duhet të bësh është të shkëputesh nga ideja se duhet t’u plotësosh dëshirat të gjithëve. Merr njohuri dhe mençuri nga përvojat e tu dhe largohu nga mendimi se jeta jote varet nga të tjerët.

Demi

Ji pak më i/e qartë, nëse po argëtohesh apo po mendon mbi detajet e vogla që nuk të sjellin asnjë të mirë. Gjatë Hënës së plotë, do të përqendrohesh më shumë në investimet dhe pasionet e tua. Ndoshta duhet të gjesh diçka të re që të pëlqen, ta llastosh veten pa menduar për kostot. Të duhen energji të reja, ndaj karikohu dhe vazhdo.

Binjakët

Është mirë që gjatë kësaj periudhe të çlirohesh nga idetë se duhet të jesh gjithë kohës në lëvizje dhe të përqendrohesh më shumë në shtëpinë tënde. Pushimi s’është kurrë gabim dhe është mëse okay që të gjesh paqen shpirtërore dhe të rrish pak larg rrjeteve sociale. Merru me veten dhe rikthehu kur të jesh gati.
 
Gaforrja
 
Është një dhunti që të jesh një person kaq i/e kujdeshëm/shme sa ti, por kujdes me analizmin e çdo situate, nëse nuk do ta stresosh dhe mërzitësh veten. Të gjithë, fundja, kanë pasiguritë dhe betejat e tyre, ndaj merre me ngadalë kritikën ndaj vetes. Fokusohu te gjërat që do të zhvillosh dhe bëj përpara.

Luani

Luan, ti e di shumë mirë se çfarë beson dhe çfarë pëlqen, ndaj nuk të hyjnë në punë mendimet e të tjerëve. Jo gjithçka që shkëlqen është ar, ndaj peshoji fjalët që të thonë dhe nëse të shërbejnë merri në konsideratë.

Virgjëresha

Ti mund ta thuash të vërtetën, edhe nëse të dridhet zëri dhe ke frikë nga pasojat. E vërteta të bën të lirë dhe për një shenjë kaq të drejtë sa ti, është mision i pamundur të mos thuash atë që mendon. Shiko me vigjilencë gjërat që ndodhin vërdallë dhe gjej momentin e duhur për t’u shprehur.

Peshorja

Ti humb në botën tënde logjike, të mbushur me fakt dhe analiza, por ndonëse je një Peshore, e ke paksa të vështirë t’i besosh intuitës. Besoji më shumë asaj, lidhu me të dhe gjej ekuilibrin mes parandjenjës dhe racionales. Kjo është perfekte për ty.

Akrepi

Mjaft mendove më shumë seç duhet për marrëdhëniet shoqërore. Ti ke potencialin të forcosh çdo lidhje, por shpeshherë ankthi se mos mbetesh vetëm dhe lëndon të tjerët të kaplon. Hëna e plotë të nxit të thuash mendimet e tua dhe të mos mendosh se ç’do të ndodhë, pasi nuk ke si ta dish.

Shigjetari

Puna nuk është gjithnjë prioritet. Ke shumë suksese dhe gjëra që të krenojnë, ndaj shijoji. Mjaft mendove për email-et e padërguara, një gabim të vogël që mund të kesh bërë dhe shijo jetën. Në fund, puna jote mbetet e përkryer, edhe nëse ke bërë ndonjë gabim shpejtësie. Mos e lër stepjen të të largojë nga mundësitë fantastike.
 
Bricjapi
 
Ndonjëherë është shumë e vështirë që ti t’i tregosh botës se s ai/e aftë je, apo sa shumë njohuri ke në një fushë të caktuar. Mund të ndihesh sikur nuk të dëgjojnë e nuk të kuptojnë, por kjo nuk do të thotë të dyshosh te vetja. Edhe nëse gjërat shkojnë pak keq, sërish do të marrin drejtimin e duhur, sapo ti të mësosh nga përvoja.
 
Ujori
 
Ndjeshmëria vjen kur shprehesh. Ti mund të shqetësohesh për refuzimin apo dhimbjet e zemrës, nëse e hap veten dhe tregon emocionet e tua. Të garantojmë se nuk ka vend për panik, pasi sido që të shkojë, biseda e vërtetë sjell gjithnjë çlirim dhe pjekuri.
 
Peshqit
 
Do ta gjesh veten të lidhur me të tjerët. Nuk e ke idenë se sa shumë të mira mund të jenë nisur për tek ti, derisa ta lejosh mundësinë të të trokasë në derë. Lër vend për shanse të reja dhe përmbushëse dhe mjaft e gjykove veten në çdo hap.
 

 

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons