Julian Deda dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat brenda shtëpisë së “BBVA 3”. Mes të tjerash, Juli i ka thënë Eglës: “Ke 20 vjet që s’prek punë me dorë, të nxjerrin nga shfaqjet e teatrit e nga filmat. Ik o Egla, ik. Ke ardh’ ke bërë audicion tek unë dhe të kam nxjerrë me shkelma jashtë se s’ke bërë gjë”.
Egla e pyeti se kur ka ndodhur kjo dhe Juli vijoi të ngulte këmbë, duke shtuar: “Thuaj të vërtetën”.
View this post on Instagram
Menjëherë njerëzit në komente kanë shpërthyer ndaj Julit, duke u shprehur se Juli po treguar i ulët dhe i neveritshëm me sjelljen e tij arrogante, duke përmendur punën e koleges së tij.
Të tjerë mendojnë se Egla i ka nxjerrë anën negative Julit në këtë debat.
Disa komentuan se Juli e mbivlerëson veten.
Ka edhe nga ata që mbrojnë Julin (edhe pse të paktë), duke thënë se i ka kthyer përgjigje ofendimeve të Eglës.
Ky edicion i “BBVA 3” është ndër më aktivët në pjesën e debateve dhe sherreve mes banorëve, të cilët, dukshëm, nuk kursejnë as jetën private, profesionale dhe pamjen e jashtme.