Metropolitan

Çoni më tej pasionin për fotografinë me këtë pajisje

Çoni më tej pasionin për fotografinë me këtë

Teknologjia e kamerës së Samsung është në krye të listës së modaliteteve të preferuara të shumë përdoruesve, dhe arsyesja përse çdo pajisje Galaxy shndërrohet në të preferuarën e të gjithëve. Këtë vit, gjenerata e re e smartphoneve Galaxy nuk ka thyer vetëm limitet, por ka hapur dyert e një galaksie të re. 

Çoni më tej pasionin për fotografinë me këtë

Këtë vit, të gjithë do të flasim për Inteligjencën Artificiale dhe kryefjala e risisë lidhet drejtpërdrejtë me kamerat. Galaxy AI është një term gjithëpërfshirës për grupin e ri të veçorive gjeneruese të AI Mobile të Samsung, të përfshira me çdo telefon S24. Dhe po, sigurisht që përfshin dhe kamerën. Falë këtij novacioni, çdokush që kërkonte prej kohësh të hulumtonte botën e fotografisë dhe një pasion të ri, do e ketë më të lehtë, eksplorimin e një arti kaq sublim. Falë Edit Suggestion, Edit Generative apo opsioneve të tjerë të mbështetura nga AI ju do të çoni më tej, pasionin për fotografinë.

Detaje që rivalizojnë realitetin

Kapni detaje mahnitëse me më shumë megapikselë dhe falë përpunimit AI shndërrojini në kryevepra shkrepjet tuaja. ProVisual Engine vjen edhe më i përmirësuar, duke njohur objektet, duke përmirësuar tonin e ngjyrave, duke reduktuar zhurmën dhe duke nxjerrë në pah detajet. ProVisual Engine e serisë Galaxy S24 është një paketë gjithë-përfshirëse mjetesh të fuqizuara nga AI që transformojnë aftësitë e kapjes së imazhit dhe rrisin në maksimum lirinë krijuese në çdo hap, duke filluar nga vendosja e një fotografie deri tek shpërndarja e saj në rrjetet sociale.

Çoni më tej pasionin për fotografinë me këtë


Galaxy S24 Ultra vjen me 5 kamera të fuqishme. Kamera e këndit të gjerë deri në 200 MP, kamera e zmadhimit deri në 10x, 50 MP dhe 3 kamera të tjera, ndër to dhe e Selfiet, më një kualitet epik që fotot tuaja të jenë të jashtëzakonshme. Ndërkohë dy pajisjet e tjera S24 vijnë me karakteristika po aq epike si: kamera 50 MP, sistemi Dual Tele Zoom, Nightography (selfie, video), Super HDR (foto, video, galeria), Modifikim gjenerues dhe Sugjerim modifikimi.  Këto të fundit janë pikërisht karakteristikat e mundësuara nga AI mobile.

Pasi të shkrepni fotografi me një cilësi të shkëlqyer, mjetet inovative të redaktimit të Galaxy AI do të japin prekjen finale falë kryerjes së modifikimeve të thjeshta si fshirjen, apo rikompozimin e fotove. Për optimizime më të lehta dhe më efikase, Edit Suggestion përdor Galaxy AI për të sugjeruar ndryshime të përkryera të përshtatshme për secilën fotografi. Për t'u dhënë përdoruesve edhe më shumë kontroll dhe liri krijuese, Generative Edit mund të plotësojë pjesë të një sfondi imazhi me AI krijues. Kur një fotografi është e shtrembër, AI do të plotësojë kufijtë. Kur duhet të lëvizim pak për të kapur objektin në pozicionin e përsosur, AI i lejon përdoruesit të rregullojë pozicionin e subjektit dhe të krijojë një sfond të përzier në mënyrë perfekte në vendin origjinal të tij.

Çoni më tej pasionin për fotografinë me këtë


Zoom në aksion, edhe gjatë natës

Me pikselë 1,6x më të mëdhenj dhe një Tele OIS më të gjerë, fotot dhe videot janë më të shndritshme dhe më të qëndrueshme, duke i bërë edhe subjektet e largëta qartësisht mahnitëse nga lindja e diellit deri në perëndim. Me aftësitë e përmirësuara të Nightography, fotografitë dhe videot e shkrepura në Galaxy S24 Space Zoom janë të shkëlqyera në çdo gjendje edhe kur zmadhohet. Me kamerën Ultra wide të Galaxy S24 Ultra me një madhësi më të madhe pikselësh, ju do të keni aftësinë të kapni më shumë dritë në kushte edhe më të pafavorshme.


*Veçoritë e Galaxy AI do të ofrohen falas të paktën deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e Samsung Galaxy.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb