Dating

5 fazat e trishtimit pas ndarjes sipas një psikologeje

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2024

5 fazat e trishtimit pas ndarjes sipas një psikologeje
FOTO: GETTY

Duket se trishtimi është një përvojë sa komplekse, aq edhe personale sepse ky stand ndikon ndryshe te njerëz të ndryshëm dhe merr kthesa të papritura gjatë rrugëtimit të “shërimit” si proces. Gjatë kohës së mërzitjes, shumë i referohen modelit pioner të pesë fazave të trishtimit e konceptuar nga mjekja Elisabeth Kübler-Ross.

Por, cilat janë këto faza në të vërtetë?

Faza 1: Mohimi

Një ditë pas ndarjes, mund të mendoni: "Kjo nuk mund të jetë e vërtetë". Mohimi shpesh shënon fazat fillestare të humbjes, siç ndodh edhe me pikëllimin pas ndarjes. Në këtë fazë, individët luftojnë për të pranuar realitetin e përfundimit të marrëdhënies, duke u kapur pas shpresave të pajtimit ose duke besuar se është vetëm një pengesë e përkohshme.

Faza 2: Zemërimi

Në këtë fazë, ndjenjat e tradhtisë, pakënaqësisë dhe padrejtësisë ndaj ish-partnerit/es ose ndaj vetes mund të shfaqen. Mendimet tuaja konsumohen nga faji apo edhe nga fantazitë e hakmarrjes. Ky zemërim i thellë mund të drejtohet nga brenda duke çuar në ndjenja të urrejtjes ose pamjaftueshmërisë ndaj vetvetes.

Faza 3: Bisedimet

Shumë njerëz përpiqen të negociojnë me fatin ose ish-partnerët në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar marrëdhënien. Ju mund ta gjeni veten duke ripërsëritur ngjarjet e kaluara, duke pyetur veten nëse gjërat mund të kishin qenë ndryshe, ose duke bërë premtime për ndryshim në këmbim të pajtimit..

Faza 4: Depresioni

Ndonëse shqetësues, depresioni është një përgjigje e natyrshme ndaj humbjes. Gjatë kësaj kohe, ndjenjat e vetmisë dhe dëshpërimit mund të dalin në plan të parë. Mendimet tuaja mund të përqendrohen rreth humbjes, keqardhjeve dhe pasigurive për të ardhmen.

Faza 5: Pranimi

Me kalimin e kohës, mund të vëreni një ndryshim. Në fazën e fundit të pikëllimit pas ndarjes, gradualisht do të pajtoheni me fundin e marrëdhënies suaj dhe do ta gjeni veten duke përqafuar perspektivën për të ecur përpara. Pranimi nuk do të thotë domosdoshmërisht të ndiheni mirë ose të harroni lidhjen. Përkundrazi, ajo përfshin gjetjen e paqes me atë që ndodhi dhe pranimin e situatës.

Artikuj të sugjeruar: 


Burimi: Forbes