Celebrity Style

Kjo çantë është fiksimi i ri i gocave VIP

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2024

Kjo çantë është fiksimi i ri i gocave VIP
FOTO: erinwalshstyle//Instagram

Për të gjitha vajzat që janë në kërkim të çantës së lezetshme, por njëherësh edhe në një linjë me trendet e fundit, nuk ka vend për ëndrra pa fund apo joshje përtej vitrinave të butikut. Disa prej gocave të famshme e kanë bërë më të lehtë orientimin duke “qëlluar” në një mendje sa i takon modelit të çantës së preferuar.

Bëhet fjalë për një çantë të markës Aupen, jo shumë e njohur, por që duket se ka rrëmbyer interesin e shumë yjeve, nga Hailey Bieber te Taylor Swift apo Selena Gomez.

Në dimension jo shumë të madh, por praktike, prej materiali lëkurë ose e zbukuruar me gurë për më shumë shkëlqim në një festë apo darkë me miqtë, ky model konfirmon tendencën e radhës sa i takon çantave që janë njëherësh pjesë edhe e trendeve të këtij sezoni (luksi i qetë).

Ja fotot që provojnë dukshëm fiksimin e ri të gocave të njohura për çantën më cool të momentit!

Emily Blunt

Kjo çantë është fiksimi i ri i gocave VIP
FOTO: instagram

Blue Ivy Carter

Kjo çantë është fiksimi i ri i gocave VIP
Foto: instagram

Olivia Rodrigo

Kjo çantë është fiksimi i ri i gocave VIP
FOTO: oliviarodirgo/instagram

Hailey Bieber 

Kjo çantë është fiksimi i ri i gocave VIP
FOTO: Getty Images

Jennifer Lawrence

Kjo çantë është fiksimi i ri i gocave VIP
Foto: Backgridusa

Taylor Swift 

Kjo çantë është fiksimi i ri i gocave VIP
FOTO: Getty Images

Selena Gomez

Kjo çantë është fiksimi i ri i gocave VIP
Foto: Instagram

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: Cosmopolitan