Lifestyle

Arsyet pse duhet të pini më shumë çaj dhe llojet që duhet të provoni

Arsyet pse duhet të pini më shumë çaj dhe llojet që
FOTO: CACTUS

Nëse ju jeni admirues i kafesë, kjo nuk do të thotë që janë të gjithë! Ka shumë njerëz që shijojnë çajin në vend të kafesë dhe ndihen shumë të lumtur për këtë. Fuqitë shëruese të çajit vijnë kryesisht nga kimikatet në gjethe të quajtura polifenole, të cilat mbrojnë trupin duke nxitur mbrojtje antioksiduese.

Ndikon në shëndetin e zemrës

Së bashku me stërvitjen dhe dietën, çaji mund të ndihmojë në forcimin e zemrës. Një studim britanik kohët e fundit zbuloi se pirja e dy ose më shumë filxhanëve çaj të zi në ditë lidhej me rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru dhe sëmundjet ishemike të zemrës.

Lufton inflamacionin

Kur sistemi imunitar përpiqet të shërohet nga një inflamacion, kjo gjendje mund të lidhet me sëmundje të ndryshme, si ato auto-imune, kancerin dhe demencën.  Çaji mund të jetë një pjesë e planit tuaj të luftimit, sidomos ai jeshil që është plot me përbërës anti-inflamator.

Ju shëron nga i ftohti ose gripi

Nuk ka nevojë për shumë shkencë, që të kuptoni se një çaj i ngrohtë dhe me përbërësit e duhur ju lehtëson nga simptomat e gripit, dhimbjes së fytit apo i ftohti. Përveç kësaj, çajrat ju mbajnë të hidratuar kur jeni sëmurë, ndaj mos i shmangni.

Rrit përqendrimin

Kafeina dhe çaji i zi mund të rrisin përqendrimin dhe nivelin e energjisë, ndërkohë që ju ndihmojnë të shmangni atë ndjenjën e pafuqisë dhe syve të lodhur nga puna dhe angazhimet e ditës.

Llojet e ndryshme të çajrave

Pijet e bëra nga barishte të thata apo erëza, lule, rrënjë dhe fruta nuk janë domosdoshmërist çaj! Ndaj, ky është momenti të njiheni me disa prej llojeve më të konsumuara të çajrave në botë. 

Çaj i zi

Kur mendoni për mëngjesin anglez, detyrimisht mendja ju shkon te ky lloj çaji që është i pasur me polifenole që i japin ngjyrën e zezë çajit, ndërsa ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak.

Çaji jeshil

Pavarësisht ngjyrës, çajrat jeshilë vijnë nga e njëjta bimë si çaji i zi. Ky lloj çaji është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në procesin e tretjes dhe ndjesisë së shfryrjes në tërësi.

Çaji i bardhë

Ky lloj çaji bën pjesë në kategorinë e atyre më pak të përpunuar. Me veti të shumta anti-inflamatore dhe antioksiduese, ky çaj duhet të jetë një opsion i përditshëm për ju që doni shëndet të mirë.

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: Prevention

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Why tea is good for us and the different types you should try

Arsyet pse duhet të pini më shumë çaj dhe llojet që
PHOTO: CACTUS

If you're a coffee lover, that doesn't mean everyone is! There are many people who enjoy tea instead of coffee and feel very happy about it. The healing powers of tea come primarily from chemicals in the leaves called polyphenols, which protect the body by promoting antioxidant defenses.

It affects heart health

Along with exercise and diet, tea can help strengthen the heart. A British study recently found that drinking two or more cups of black tea per day was associated with a lower risk of death from cardiovascular disease, stroke and coronary heart disease.

Fights inflammation

When the immune system tries to recover from inflammation, this condition can be linked to various diseases, such as autoimmune diseases, cancer and dementia. Tea can be a part of your fight plan, especially green tea which is full of anti-inflammatory compounds.

It cures you from cold or flu

It doesn't take much science to understand that a warm tea with the right ingredients relieves you from the symptoms of flu, sore throat or cold. Plus, teas keep you hydrated when you're sick, so don't avoid them.

Increases concentration

Caffeine and black tea can increase concentration and energy levels, while helping you avoid that tired, tired-eyed feeling from the day's work and commitments.

Different types of teas

Drinks made from dried herbs or spices, flowers, roots and fruits are not necessarily tea! So, this is the moment to get to know some of the most consumed types of teas in the world. 

Black tea

When you think of the English breakfast, your mind inevitably goes to this type of tea that is rich in polyphenols that give the tea its black color while helping to control blood sugar.

Green tea

Regardless of color, green teas come from the same plant as black tea. This type of tea is rich in antioxidants that help in the digestion process and the feeling of deflation as a whole.

White tea

This type of tea belongs to the category of less processed ones. With numerous anti-inflammatory and antioxidant properties, this tea should be a daily option for you who want good health.

Suggested Articles: 



Source: Prevention