Gjuhët e dashurisë janë teori mjaft popullore, dhe falë tij çiftet po argëtohen duke kuptuar sa të ngjashëm apo të ndryshëm janë kur shprehin dashurinë. Po si ta kuptojmë cila është gjuha jonë? Ne po ju rendisim llojet e gjuhëve, ju na thoni me cilën prej tyre identifikoheni.
1. Fjalët
Fjalët e dashurisë janë një mënyrë për të shprehur afeksionin, pëlqimin, kujdesin apo dashurinë ndaj tjetrit. Njerëzit që përdorin këtë lloj gjuhe kanë shumë dëshirë të marrin komplimenta, të dëgjojnë nga partneri fjalë të bukura dhe gjithë deklaratat më të zjarrta të dashurisë.
2. Prekja fizike
Kjo gjuhë përfshin kontaktin fizik mes dy njerëzve të cilët i shprehin ndjesitë përmes puthjeve, kapjes së duarve, seksit apo përkëdhelive. Njerëzit që përdorin këtë gjuhë dashurie, janë ata që nuk kursehen as në publik dhe shfaqin përkëdheli fizike ndaj njëri-tjetrit kudo të ndodhen.
3. Koha cilësore
Koha cilësore është një tjetër lloj gjuhe dashurie pasi është mënyra që provon se dy njerëz shijojnë në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata bëjnë plane rregullisht, kërkojnë të shihen dhe nuk i shmangin takimet, janë gjithë kohën në prani të njëri- tjetrit dhe qëndrojnë aty me dëshirë të plotë!
4. Dhuratat
Dhuratat janë fiks ashtu siç tingëllojnë: t’i tregosh dashurinë tjetrit përmes të mirave materiale (qoftë edhe simbolike) është një shprehi dashurie. Si do ndiheshit ju për shembull nëse jeni një përdorues IQOS dhe partneri t’ju shfaqej tani me modelin e ri të IQOS-it në dorë? Ai mendoi për ju dhe gjërat që ju pëlqejnë, e bleu dhe jua dhuroi pa shumë fjalë. Nëse kjo s’është dashuri, vendosini ju një emër.
5. Sjellje të vogla në shërbim të tjetrit
E kemi fjalën për ato gjeste që dikush i bën për ne për të na thjeshtuar jetën, për të na ndryshuar ditën apo për të na ngritur humorin. Mund të jetë një kafe mëngjesi, ushqim në shtrat, një sakrificë e vogël për ju, etj etj. Të gjitha këto përpjekje janë shprehi dashurie. Pa ju thënë “Të dua, jua ka thënë”.
*Artikull promovues