Flokët

Çfarë është ‘trajtimi i vajit’ që rrallon larjen e flokëve

Shkruar nga Anabel

18 Shkurt 2024

Çfarë është ‘trajtimi i vajit’ që rrallon

Për disa lloje flokësh, shmangia e larjes së shpeshtë mund të sjellë përfitime të vërteta në shëndetin e tyre. Mënyra më e mirë për të mposhtur yndyrën? Trajtimi me vaj ose “stërvitja” e flokëve për të prodhur më pak vaj me kalimin e kohës.

Por, si realizohet kjo metodë?

Rregullimi i rutinës së larjes së flokëve mund të çojë në një sasi më të kontrollueshme të sasisë së vajit në kokë. Në varësi të flokëve, larja e shpeshtë mund të jetë një nga faktorët që ndikon në flokët e yndyrshëm. Duket kontradiktore, sepse në një anë duam pastërtinë e flokëve, e në anën tjetër të shmangnim mbiprodhimin e yndyrës, por lloji i flokut ka shumë rëndësi në këtë proces.

Stilisti i njohur i flokëve, Andrew Fitzsimons thotë se duhet të hiqni dorë nga larja çdo dy apo tre ditë e flokëve, sepse kësisoj ju i mësoni gjëndrat dhjamore që të përshtaten me një rutinë të re, pra të mos prodhojnë shumë vaj.

Trajtimi me vaj dhe lloji i flokëve

Efikastiteti i këtij trajtimi varet përfundimisht nga lloji i flokut. Nëse keni flokë të hollë, do e keni më të vështirë, por për flokë kaçurrelë dhe të  trashë, kjo teksturë nuk e lë yndyrën që të shfaqet shpejt në flokë duke mos depërtuar deri në folikulat e tyre.

Fillimisht, provoni larjen e tyre me shampo të thatë, më pas kalojeni zbutësin nga skalpi i kokës deri te skajet fundore të flokëve për të plotësuar trajtimin. Besojini procesit duke qëndruar deri në një javë pa larë kokën dhe kështu me pak durim ju do të arrini në përfundim të rrugëtimit tuaj, duke trajtuar flokët e duke shmangur yndyrën e tepërt.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme: Mos kini frikë të provoni modele të reja flokësh, nga topuz apo një bisht të gjatë edhe pse mund t’i keni flokët me yndyrë.

Artikuj të sugjeruar:



Burimi: Instyle