
Victoria Beckham konsiderohet si grua e shumë talenteve, por ende nuk është gati të bëhet gjyshe dhe kjo u kuptua nga një reagim krejt i sinqertë që pati kur u pyet nga gazetarja e Vogue pikërisht për këtë temë.
“O Zot! Çfarë? Prit pak. Nuk mendoj se kjo do ndodhë tani shpejt, vetëm nëse ju dini diçka që unë nuk e di. Por jo nuk do ndodhë, ende jo”, u shpreh Victoria pothuajse në panik.
Pytetja për rolin e gjyshes vjen natyrshëm në një pikë kur, djali i saj Brooklyn dhe aktorja Nicola Peltz janë të martuar që prej prillit 2022.

“Kam dashur gjithmonë të jem një baba në moshë të re. Dua shumë të kem një familje shpejt, por po pres kurdo që të jetë gati gruaja ime”, ka thënë më herët në një intervistë Brooklyn Beckham.
Victoria pranoi në intervistë se nipi ose mbesa me siguri do e thërrasë në emër dhe ajo do jetë e bekuar kur të ndodhë ky hap. Por siç e përsëriti, akoma nuk ka ardhur momenti.
Artikuj të sugjeruar: