Mes gjithë ndryshimeve që na kanë prezantuar personazhet publikë, ka dalë edhe versioni i biondes shurup. E shpjeguar pak më thjeshtë, kjo nuancë është diçka midis biondes dhe mjaltit, por ka marrë më të mirën e të dyjave dhe është fiks ndryshimi që të duhet me ndryshimin e motit.
Kjo ngjyrë sugjerohet nga stilistët e flokëve, për të gjitha brunet që duan të bëhen bionde, por nuk duan ndryshim drastik. Lyerja e tillë konsiderohet si mënyra më e thjeshtë dhe natyrale për të nisur transformimin drejt hapjes së ngjyrës së flokëve.
Nëse je aktualisht bionde, kërko nga parukerja jote të të shtohen disa fije më të errëta, dhe e kundërta nëse je brune dhe do të bëhesh më bionde.
Artikuj të sugjeruar: