Metropolitan

Pashë “2 Gisht Mjaltë 2” dhe ju tregoj përshtypjet e mia

Pashë “2 Gisht Mjaltë 2” dhe ju tregoj përshtypjet e

Dje (14 shkurt 2024) ishte premiera e “2 Gisht Mjaltë 2”, një film që mund të themi se u prit me kërshëri nga njerëzit. Sot e në vijim është në çdo kinema, ndaj mund të shihni. Gjithsesi, unë do jua them një përshtypje të sinqertë dhe pa filtra, siç më ka hije.
 
Para se të vijoni me leximin e shkrimit, ju them se ky artikull përmban spoilers.

Subjekti i filmit: Ema (Elvana Gjata) dhe Ervini (Ermal Mamaqi) na rrëfejnë jetën e tyre pas martesës, me një fëmijë. Si edhe në filmin e kaluar, ata nisen për pushime, por Ervini ngatërron aeroportin dhe në vend që të shkojnë në aeroportin e Kukësit, ata shkojnë në Rinas. Supozohet që ata do të shkonin në Turqi, në resortin më të mirë bashkë me Verën, mamin e Ermalit (Marjana Kondi), Tanga-n, një i huaj që ishte edhe i dashuri i Verës, daja i Ervinit (Bujar Asqeriu) dhe mamaja e Emës (Natasha Selo).

Papritur, në zënkë e sipër, ata harrojnë bebin e vogël në një taksi, e cila niset për Kukës. Ata nisen në kërkim të vajzës dhe më pas në shumë aventura, në destinacionin tjetër të pushimeve: Në Zvicër. Ema dhe Ervini prej 10 muajsh, që prej lindjes së vajzës nuk bënin seks dhe do t’i shfrytëzonin këto pushime për të ringjallur pasionin në lidhjen e tyre.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Personazhet ishin të shumtë, duke nisur që nga Anxhi (Belinda Dragoti) dhe bashkëshorti i saj (Sejfulla Myftari), deri tek Elsoni (Elson Bajrakurtaj), ish-i dashuri i Emës, daja i tij, 3 djem që respektivisht ishin “shqiptari në Zvicër”; “shqiptari në Amerikë” dhe “shqiptari në Londër”. Elsoni, në këtë film ishte “çuni tipik me lekë” që ka gjithçka, një avion privat, një super hotel në Zvicër (ku familjet bëjnë pushimet). 

Që të jem transparente, kisha pritshmëri të mëdha. Po t’i bie shkurt, mund të them se filmin mund ta përshkruaj me një fjali: “Veprime super të tepruara”, të cilat në shumë raste u bënë tejet bezdisëse. Unë jam një person që e dua shumë kinemanë dhe ngjarjet surreale, por mendoj se ashtu si kripa, edhe veprimet e ekzagjëruara duhet të kenë një masë. Në këtë film, kripën e gjeja kudo, ndaj më la një shije të hidhur.

Ku konsiston “tepria”?
 
- Në dialogjet e gjata dhe të lodhshme.

- Në përsëritjen e vazhdueshme të situatave që lidheshin me seksin. Një çift që s’bën seks, një grua që do vetëm të bëjë seks, një dajë që mendon vetëm për seksin, burra që mblidhen dhe flasin vetëm për seksin, 3 djem që sugjerojnë seks në grup dhe shumë situata të tilla që lidhen me…po, e gjete, seksin!

- Mimikat dhe gjestet e tepruara.

- Prania e shumë personazheve amatore.

- Steriotipet e trajtuara dhe larmia e këtyre personazheve amatore.

- Skenat e gjata që thjesht nuk ndërpriteshin.

- Trendet e frymëzuara nga TikTok-u (përplasja e bebit me kanatin e bufesë).

- Shaka të sforcuara.

Një problematikë që vura re dhe më vrau sytë dhe veshin ishte prezenca e shumë njerëzve që nuk ishin aktorë të mirëfilltë. Rrjedhimisht, rolet e tyre çalonin dhe dialogu ishte aq pa shprehi dhe ndjesi, sa njerëzit që lexojnë faqen e fundit të një gazete, me lajme nga një vend që s’e dinë as ku ndodhet në hartë. Përpos “shqiptarit që jetonte në Londër”, të cilit fatkeqësisht nuk ia fiksova emrin, asnjë nga aktorët e tjerë pa përvojë nuk më ngjiti. Ndoshta, sepse disa prej tyre thjesht ishin ata që kishin sponsorizuar filmin dhe nuk mendoja se do ta shihja të përhapej "trendi" i Drilon Hoxhës, por ja ku jemi.

Për Elvanën (Emën), e pamë që është një suprizë e këndshme, qysh në “2 Gisht Mjaltë 1”, pasi ishte sensacioni i filmit. Çuditërisht, edhe pse nuk ka eksperiencë në aktrim, Elvana natyrshëm e rrëmbeu dhe e veshi petkun e rolit të saj dhe ia doli më së miri. Edhe në vijimësi, pra, në “2 Gisht Mjaltë 2”, Elvana ishte e këndshme, por sërish, në shumë skena ishte e ekzagjëruar dhe veprimet dhe fjalët ishin paksa të lodhshme. Sa i përket Ermalit (Ervinit), nuk ishte asgjë e re dhe e papritur. Unë besoj se Ermalin e kemi parë tanimë në shumë aktrime e personazhe dhe nuk impresionohemi më.

Sa i përket filmit:
 
Siç e përmenda më sipër, një problematikë që më lodhi ishin skenat e zgjatura. Nuk ka asgjë më tepërt në një film komedi se sa një skenë që zgjat pafundësisht dhe një batutë që sqarohet. Në shumë skena, kjo ishte prezente. Nuk e di pse skenaristët (Ermal Mamaqi dhe Klaudia Brahimaj) e kanë parë të arsyeshme, por si publik, them se ishte e tepërt.
 
Por, ajo që nuk më pëlqeu ishin steriotipet, që gjendeshin kudo në film, tema e seksit po ashtu, si dhe burrat që ishin “të fantaksur” pas një gruaje të bukur. Edhe materializmi, steriotipet e emigrantëve të pasur, apo edhe të djalit që mburret me lekët e dajës trajtoheshin në skena të ndryshme dhe mendoj se e kemi parë me miliarda herë të trajtuar nëpër Instagram e kudo. Besoj se është momenti që t’u largohemi steriotipeve klishé dhe të trajtojmë njerëz normalë, ashtu siç pretendon Ermali se ka krijuar baza të forta dhe ia ka dalë në jetë. Duke qenë se është një model i gatshëm, mund të zgjedhë personazhe më frymëzuese.

Të dyja mamatë, si të Emës dhe të Ermalit kishin nga një partner, njëra më të ri në moshë, tjetra një partner që kishte një 'dirty mind'. Pra, në një familje të madhe dhe diverse, nuk kishte asnjë karakter të mëvetësishëm, i cili krijonte situatat vetë. Gratë, kishin një të përbashkët: Josheshin nga prania e djemve të tjerë, duke shkuar në skajin tjetër të personazheve steriotipe të "shoqërisë shqiptare".
 
Le të flasim edhe për bebin, a.k.a fëmijën e çiftit që ose harrohej, ose hidhej në ajër, ose dilte në dy skena ku e përkëdhelnin. Shfaqej pa sens në disa skena (Ema e la në dhomë me Ervinin; papritur daja ia sjell në një tualet në katin e poshtëm) dhe nuk kishte limit koha dhe shpeshtësia e harresës së bebit. E kuptoj idenë, e kuptoj edhe gallatën, por s’mund të përsëritet një skenë mbi 4 herë. Gjithashtu, hedhja dhe përplasja e bebit shkaktonte siklet dhe ishte deri diku edhe e vështirë për t'u parë. Ideja se Ema dhe Ervini ishin prindër jo dhe aq të përgjegjshëm u transmetua që në fillim, ndaj përsëritja e skenave ishte paksa tronditëse, sidomos për shkak se flasim për një qenie të brishtë.

Pastaj, humori linte paksa për të dëshiruar. Personalisht, nuk besoj se në prodhimet e fundit të kinemasë shqiptare ka pasur humor të mirëfilltë, të zgjuar e të mprehtë, përkundrazi, ca batuta shabllon, klishé dhe i përsëritur. Pa dashur t’ju bëj shumë spoilers, skena e taksisë, kur ndahen në filmin e parë Ema dhe Ervini, ripërsëritet. Në këtë rast, ndryshon vetëm mjeti i transportit, më parë kanë qenë 2 taksi, tanimë janë 2 furgona. Minutazhi këtë herë është shumë i zgjatur dhe dialogu nuk ka fund.

Duhet të përmend edhe aktorin që për mua ishte interesant. Sejfulla Myftari, nisur edhe nga eksperienca e tij ishte në rolin e një plaku, i martuar me Anxhin (Belinda Dragoti), një vajzë materialiste. Sejfullai, si përherë, me mimikat e tij ia doli të rrëmbente të qeshura. Problemi me të? Disa skena që nuk lidheshin, pasi herë nuk mund të ecte dhe përgjumej nëpër tavolina, herë ecte, tregonte se bënte seks 3 herë në ditë dhe pinte viagra. Domethënë, personazhi ose është në të njëjtën gjendje qysh prej fillimit e deri në fund, ose pëson një metamorfozë të justifikueshme.

Mariana Kondi ishte një tjetër personazh që më pëlqeu. Në mënyrë të natyrshme dhe sportive, ajo kombinonte mimikat, gjestet dhe fjalët në mënyrë të përkryer, sigurisht, edhe për shkak të përvojës së saj të gjatë në kinema. Profesionalizmi dhe talenti i saj bënin diferencë të madhe krahasuar me aktorët pa përvojë, siç ndodh rëndom.

Fundi i filmit ishte gjithashtu i stërparë dhe aspak emocionues, të paktën për mua. Nuk më la asnjë mbresë, përkundrazi, e prisja dhe e dija shumë mirë se si do të ndodhte. Ah, në fund humb sërish bebi. 

Çfarë më pëlqeu?
 
Më pëlqeu fotografia dhe paleta e ngjyrave që përdorej në film. Edhe tranzicioni i skenave ishte i këndshëm, sidomos, ai ku përdorej kukulla që zëvendësonte bebin.
 
Më pëlqeu gjithashtu edhe fjalimi i Emës në fund, kur i propozoi sërish Ervinit. Fjalimi i saj tregonte situatën e çiftit.
 
Më pëlqeu edhe një skenë: Ajo kur Ema mundohej të joshte Ervinin, duke përdorur 3 lingerie të ndryshme, 100 skena kërcimi, ndihmën e disa personazheve të tjerë dhe Ervini ishte shumë i përqendruar te gjërat e tij. Skenat m’u dukën të lezetshme dhe kalimi nga njëra tek tjetra ishte gjithashtu i këndshëm.

Filmi 103-minutësh, për mendimin tim mund të vlerësohet me 6.1/10. Përshtypja ime, në këtë rast nuk është aspak për hir të kritikës, por për faktin se unë dua shumë që skenaristët e producentët të dinë se ç’mendon publiku për prodhimet e tyre. Pavarësisht se Ermali, siç u shpreh edhe dje, mendon se kritikat bëhen nga njerëz që lënë filmin në mes dhe se “po t’i gjejë kritikët do u bëjë…namin”, këshilla ime është e thjeshtë: Bëj një film të mirë dhe kritika nuk ka ku të kapet. 

Si përherë, ju sugjeroj dhe inkurajoj që ta shihni filmin dhe të gjitha prodhimet shqiptare, pasi dashur padashur janë vlerë për kinemanë dhe rrisin konkurrencën. Gjithsesi, lirisht mund ta injoroni fjalinë e parë, se nuk jua kam merakun dhe e di që do i mbushni sallat, edhe pa mendimin dhe këshillën time.

Shihemi në të tjera përshtypje.

 - Ky artikull është një qëndrim personal, shkruar nga A. Shehu, redaktore kontribuese në Anabel Media.

Për përshtypje të tjera ju rekomandojmë:

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons