Eja shohim pak Tv

Një frymë e re: Gocat e ekranit po kthehen drejt natyrales

Shkruar nga Anabel

15 Shkurt 2024

Një frymë e re: Gocat e ekranit po kthehen drejt natyrales 

S’e kishim parë kurrë Borën këto 4 vitet e fundit, t’i ngjante aq shumë Borës, sa në premierën e “Dy gisht mjaltë 2”. Me këtë duam të themi se të gjithë jemi të vetëdijshëm për ndryshimet që moderatorja Bora Zemani ka bërë në portretin e saj, por në fotot e fundit të shkrepura gjatë premierës, përveç flokëve të kuqe, shihej edhe një finesë në portretin e saj, kryesisht te buzët, që ngjanin me buzët e saj natyrale, me të cilat jemi prezantuar gjatë “Top Fest” apo programeve në televizione të tjera jashtë Top Channel-it.

Një frymë e re: Gocat e ekranit po kthehen drejt natyrales
 
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Megi Pojanin. Moderatorja e “Për'Puthen” ka marrë shumë komplimente këtë vit për pamjen e saj dhe për sjelljen sportive në studio. Sipas konsultave tona me mjekë estetikë, Megi ka bërë ndryshime në portret, duke iu përafruar më shumë pamjes së saj natyrale. Madje edhe në veshje, Megi duket se është më e interesuar të vishet përshtatshëm me uljet e saj në tokë dhe lëvizjet sa në një karrige në tjetrën, sesa të bjerë në sy në raport me vajzat e panelit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Per’puthen ? (@perputhen_tch)


Luana Vjollca, është një tjetër VIP ekrani që herë pas here është “shënjestruar” për ndërhyrjet në portret edhe pse ajo ka refuzuar të komentojë për to. Luana është një prej personazheve që edhe kur nuk është në ekran, Instagram-i sigurohet që ta promovojë vetë, për shkak të fotove të saj “të nxehta” dhe shumë të kuruara që tërheqin vëmendjen e qindra, mijëra ndjekësve (edhe ndërkombëtarë). Së fundmi, ajo ka hequr dorë nga extensions alla Beyoncé, që e identifikonin prej vitesh dhe ka zgjedhur një prerje të thjeshtë bob. Ok, e thjeshtë në stilin, portretin dhe format e Luanës, është prapë “glamour”, por ajo që duam të themi është se, me pamjen e re ajo duket më “tokësore”.

Një frymë e re: Gocat e ekranit po kthehen drejt natyrales
 
Një tendencë për t’u “thjeshtuar” është vënë re edhe tek Alketa Vejsiu, e cila vitet e fundit karakterizohej nga një sitl “mbrëmje mature” që vezullonte sa dritat e studiove të TV Klan. Xixat dhe shkëlqimi nuk është se mungon edhe në garderobën e “X Factor”, por ai është më modest e i fshehur në xhaketa me tone të errëta dhe stil oversize. Edhe modelet e flokëve, sido që të jenë, janë “të shkujdesura”, pa atë ngrirjen karakteristike të nuseve që shpesh përdoret në ekranet tona.

Një frymë e re: Gocat e ekranit po kthehen drejt natyrales
 
Këtë vit shohim po ashtu që edhe vajzave të paneleve si “E Diell” apo “Për’Puthen” nuk u ngatërrohen këmbët në “fustanet xixëlluese me qira”, por vijnë më të thjeshta, me kombinime të përditshme dhe ngjyra neutrale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by E Diell ?? (@ediell_topchannel)


Rozana Radi, që prej vitesh identifikohej me ngjyrën bionde, extensions e dendur dhe gjoksin e saj të bëshëm, në programin e saj të përditshëm “Një gotë Rose” është transformuar totalisht. Flokë kafe, një pamje e thjeshtë, grim modest (herë pas here i ka mjaftuar vetëm një buzëkuq që bie në sy) dhe veshje që anojnë më tepër drejt komodes.

Një frymë e re: Gocat e ekranit po kthehen drejt natyrales
 
Aulona Musta nuk është shquar kurrë për një stil ekstravagant, por së fundmi, pas shumë eksperimenteve me bojëra e extensions, e shohim atë të përqafojë flokët dhe ngjyrën e saj natyrale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)

Ndryshimin më të madh drejt “minimalizmit” e shohim te moderatorja e Top Story, Grida Duma. Për shkak të funksioneve të saj të mëparshme si deputete apo pedagoge, Grida nuk është dalluar për stil të ekzagjeruar, por ajo më parë, preferonte gjithmonë të theksonte belin e hollë nëpërmjet veshjes dhe të përdorte aksesorë si spila apo materiale me ngjyrë të fortë.

Një frymë e re: Gocat e ekranit po kthehen drejt natyrales

Kështu e nisi edhe “Top Story”, por javët e fundit, veshja e saj është thjeshtuar aq shumë në këmisha të mbyllura, kostume me prerje të drejtë, mungesë bizhuterish, sa duket si një lëvizje e qëllimshme, për t’i dhënë më shumë rëndësi përmbajtjes së programit dhe panelit.

Një frymë e re: Gocat e ekranit po kthehen drejt natyrales
 
Po pse po kthehen të gjitha te natyralja?  
 
Çdo gjë është cikël. Pas eksperimenteve të ndryshme edhe gocat e ekranit, më në fund “gjejnë veten” te stili ku ato ndihen më mirë.
 
- Me kalimin e viteve, kur krijojnë stabilitet në karrierën e tyre, emra të sipërpërmendur të moderatorëve, kuptojnë se nuk kanë nevojë t’i provojnë askujt asgjë, qoftë edhe të imponohen apo të tërheqin vëmendje me një stil apo një ndërhyrje të caktuar.

- Ka një sekret pamja natyrale, të cilën e kupton vetëm kur ke eksperimentuar deri në përcëllim flokësh e migrime të shpeshta filleri. Natyralja të tregon më të vogël dhe të ul në moshë.

- Një tjetër element i rëndësishëm është edhe ndikimi nga moda botërore. Kostumet oversize që në Shqipëri janë përqafuar nga të gjithë njerëzit e ekranit dhe kombinimi i tyre me atlete, e nxorën jashtë loje “teprimin” në grim dhe flokë.
 
- Instagram-i ka bërë punën e tij. Një pjesë e madhe e vajzave të ekranit ndajnë përditshmërinë e tyre në Instagram dhe jo çdo ditë ato “zgjohen” të grimuara si Roza Lati në “BBVA 3”. Me tuta, flokë të mbledhur dhe një filtër për zbutje poresh, këto moderatore kanë kuptuar se arrijnë të njëjtin interes (ndoshta edhe më të madh) sa në ekran.