Metropolitan

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë 

Të zhytyr në një dimension të ri galaktik, përfaqësues të medias, partnerë e personalitete të botës së ekranit e jo vetëm, ishin të parët që përjetuan nga afër përvojat unike të AI Mobile dhe zbuluan një portë të re universi falë serisë se re Galaxy S24.
 
Pajisjet e reja novatore u shpalosën mbrëmjen e djeshme, në një event si asnjëherë më parë, në një nga vendet më unike në zemër të Tiranës. Eventi ekskluziv i konceptuar si një workshop krijimtarie, kishte si kryefjalë serinë epike Samsung S24 duke u përqendruar në krijimet e koktejeve dhe potencialin e gjeneratësës së epokës së re AI Mobile.

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë
 
Ky event u zhvillua jo vetëm për të prezantuar karakteristikat dhe risitë e smartphone-ve më të fundit Samsung, por edhe për të frymëzuar, angazhuar dhe nxjerrë në pah "artistin" e të gjithë të ftuarve. Të udhëhequr nga ekspertë të industrisë dhe artistë me përvojë, gjatë workshopit të krijimit të koktejeve, të gjithë të pranishmit patën mundësinë të eksploronin potencialin e Samsung S24, teksa zbaviteshin dhe hulumtonin shije të reja koktejesh.
 
Workshopet magjepsëse të kuruara deri në detaj, ndanë të ftuarit në 4 grupe dhe ishin një përvojë gjithëpërfshirëse, që kishin në qendër artin e miksologjisë, dhe të gjithë procesin e krijimit të përmbajtjes nga editimi deri te shpërndarja në hapësirat online. E gjitha duke u mbështetur në inteligjencën artificiale dhe në atë se çfarë Samsung S24 mund të bëjë për ju. Të ftuarve iu desh vetëm të linin të lirë imagjinatën dhe falë pajisjeve të gjeneratës së re, ata do të zbulonin jo vetëm se çfarë ishin të aftë të realizonin, por çfarë fuqie të jep në duar një pajisje si Samsung S24.

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë
 
Miksologët dhe baristët ekspertë të “Nouvelle Vague”, me një pasion të pashembullt për artin e krijimit të koktejve, udhëhoqën të gjithë të ftuarit përgjatë gjithë procesit të krijimit. Këta të fundit patën mundësinë që jo vetëm të përjetonin thelbin e vërtetë të krijimtarisë, por edhe të eksploronin universin e shijeve, teknikave dhe krijimtarisë. Rezultati: Kokteje me shije të një "galatike" tjetër dhe kontent vizual që të kënaqte sytë.

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë
 
Nëse nuk ka një foto, nuk ka një histori, ndaj të gjithë të ftuarit patën mundësinë të kishin një pajisje Samsung në mënyrë që të ushtroheshin për shkepjen perfekte të koktejit, para gjatë dhe pas procesit të krijimit. Me një aparat fotografik në dorë dhe një sy të mprehtë për detaje, Merili Hafizi, fotografja profesioniste udhëhoqi të ftuarit përmes artit të shkrepjes së fotografisë perfekte dhe transformimit të saj në magji për mediat sociale. Profesionistja e fushës, nuk ngrurroi të ndante sekretet e saj me të pranishmit për të shkrepur foton më të mirë, si ta modifikonin dhe si ta personalizonin përpara se ta postonin.
 
Për t'u njohur me një nga karakteristikat më domethënëse të kësaj gjenerate, kërkimin inteligjent, të ftuarit patën mundësinë të njiheshin me recetën dhe përbërësit e saj, duke pasur përballë tyre vetëm një foto dhe smartphone-in Galaxy S24. Falë opsionit të kërkimit të AI, të gjithë patën informacionin e duhur, pa kërkuar mes qindra mijërave faqeve në Google, por me një foto të vetme.

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë
 
Nga kënaqësitë e koktejve deri te krijimet artistike, çdo kënd, dhe çdo detaj i këtij eventi ishte kuruar me profesionalizëm për argëtim maksimal dhe për të krijuar kujtime e përmbajtje vizualisht mahnitëse.
 
Pas eksplorimit të karakteristikave dhe pajisjeve të Galaxy S24, realizimit të koktejeve, dhe krijimit të kontentit, të ftuarit shijuan muzikën e mirë, pijet e përgatitura nga ta dhe jo vetëm.
 
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletëve, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe memories, sistemeve LSI, zgjidhjeve cast dhe LED dhe ofron një përvojë plotësisht të lidhur përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për lajmet më të fundit, ju lutem vizitoni "Samsung Newsroom".
 

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.