Celebrity

I dashuri i Selena Gomez thumbon Hailey Bieber?

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2024

I dashuri i Selena Gomez thumbon Hailey Bieber?

Dramat mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber mund të jetë ndezur sërish. Ka qenë i dashuri i Selena-s, Benny Blanco, i cili mund të jetë duke u tallur me risinë e prezantuar nga Hailey: Një kasë telefoni, e cila mban produktin e saj për kujdesin e buzëve.
 
Kjo është një pamje e kasës:

I dashuri i Selena Gomez thumbon Hailey Bieber?
 
Dhe Benny Blanco ka publikuar në Instastory një foto të tillë: Mbi telefonin e tij qëndronte një hotdog.

I dashuri i Selena Gomez thumbon Hailey Bieber?
 
Më pas, publikoi edhe një foto të Selena-s, duke fjetur.

I dashuri i Selena Gomez thumbon Hailey Bieber?
 
Menjëherë njerëzit në internet dyshuan se Benny po i hedh benzinë zjarrit të ndezur para shumë kohësh nga vajzat, i cili, për hir të së vërtetës, u bë edhe më i madh nga fansat respektivë. Gjithsesi, këtë herë, shumica e njerëzve anojnë nga Hailey dhe e quajnë Benny-n dhe Selena-n “të fiksuar”.

“Hailey po fiton në jetë. Fiksoi Justin Bieber dhe Benny Blanco-n”; “Okaaay, ata thjesht s’jetojnë dot pa Hailey-n”; “Hailey jeton pa qira në mendjet e tyre” ishin disa nga komentet në TikTok.

Artikuj të sugjeruar: