Lifestyle

Një udhëtim në kohë me Ujin Glina

Një udhëtim në kohë me Ujin Glina

Sa herë përmendet uji Glina në mendjen e secilit prej nesh shfaqet tryeza e Vitit të Ri, me shishen jeshile të Glinës në qendër të saj apo tapat metalike në formën e të cilave vizatonim orën në duar, apo luga e vendosur mbrapsht mbi shishe për të ruajtur gazin edhe pak më gjatë.

Kujtime të një kohe të largët me të cilat sot na lidh një emër, ai i Glinës, ujit të parë të botiluar në Shqipëri, i pasur me minerale dhe me veti të rralla kurative të aprovuara nga një sërë kongresesh mjekësore.

Një udhëtim në kohë me Ujin Glina

Përtej faktit se Glina është një nga ujërat e pakta në botë për të cilin ekzistojnë studime shkencore mbi 80-vjecare, që vërtetojnë ruajtjen e pandryshueshme e përbërjes minerale të saj apo faktit se në Glinë ka funksionuar për mbi 40 vite një kurort i mirefilltë ku janë trajtuar me ujin e  Glinës mbi 15 000 të sëmurë, ajo që e ben Glinën unike në 50 vjetorin e saj është mbijetesa në kohëra me ndryshime rrënjësore historike, politike dhe sociale dhe rikrijimi i saj në mënyrë të vazhdueshme.

Një udhëtim në kohë me Ujin Glina

Duke mos e humbur kurrë relevancen dhe duke rigjetur në çdo kohë shkëlqimin, Glina ka trokitur në zemrat e gjithësecilit e thjeshtë dhe gjithmonë autentike.

Një pasuri kombëtare që në 50-vjetorin e saj vjen me risi të bukura si risjellja e pijes freskuese ikonike shqiptare-“Aranxhata nga Glina”, uji me vitamina “Glina Vitamina” apo uji tonik “Glina Tonic”, të cilat mund të shijohen të ftohta ose me pak kreativitet me ‘to mund të krijohet një pafundësi miksologjish e recetash.

Një udhëtim në kohë me Ujin Glina

Ditëlindjen e saj të 50-të Glina e festoi në Pallatin e Kongreseve në një mbrëmje gala sa të thjeshtë aq edhe madhështore, si dhe vetë ajo. Përkrah saj qëndruan emrat më të mirë të artit dhe skenës si Ardit Gjebrea, Aldon Lipe, Kozeta Kurti, Gerd Vaso e Joni Peçi që sollën përmes një programi artistik me muzikë të përzgjedhur shqiptare të këtyre 50 viteve shumë nostalgji dhe emocion.

Glina, në piedestalin që i takon të jetë, ishte kryefjala e mbrëmjes dhe udhëtimi në kohë i saj erdhi përmes interpretimeve origjinale të artistëve si Petrit Lulo, Liljana Kondakçi, Bashkim Alibali, Rona Nishliu, Anxhela Peristeri, West Side Family, Martin Pano, e talentuara Armina e vogël dhe me pjesëmarrjen eksluzive të artistes që kaq shumë na kish munguar, Mira Konçi.

Një udhëtim në kohë me Ujin Glina

Janë të shumta bekimet që Zoti apo natyra i ka falur Shqipërisë tonë të vogël, por janë të pakta ato që si Glina kanë sfiduar kohën dhe vijnë të ripërtërira edhe pas gjysmë shekulli duke na bërë krenarë. I urojmë Glinës edhe shumë përvjetorë të tjerë.

Për shumë vjet gëzuar!

 

REELS

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!

🆕Fresh start marketing pack! Më shumë promovim, më shumë rritje, më shumë klientë të rinj! 📈 Për më shumë info na telefononi në +355 0697070150

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Vetëm ky s’lodhet kurrë! Ky është THE ONE! Gjithë pyetjet e tjera bëjani @smartentry_al ndërkohë që shihni sesi e bën shtëpinë xixë!

A journey through time with Glina Water

Një udhëtim në kohë me Ujin Glina

Every time Glina water is mentioned, the New Year's table appears in the mind of each of us, with the green bottle of Glina in the center or the metal caps in the shape of which we used to draw the clock on our hands, or the spoon placed backwards on the bottle to store the gas. a little longer.

The memories of a distant time with which today we are connected by a name, that of Glina, the first bottled water in Albania, rich in minerals and with rare curative properties approved by a number of medical congresses.

Beyond the fact that Glina is one of the few waters in the world for which there are scientific studies dating back to 1939, which prove the unchanged preservation of its mineral composition, or the fact that in Glina there has been a real health resort for over 40 years where they have been treated with Glina's water over 15,000 sick, what makes Glina unique in its 50th anniversary is its survival in times of radical historical, political and social changes and its constant re-creation.

Një udhëtim në kohë me Ujin Glina

Never losing its relevance and always rediscovering its brilliance, Glina has touched the hearts of everyone, simple and always autochthonous. A national asset that in its 50th anniversary comes with the courage of the latest innovations such as the return of the iconic Albanian refreshing drink - "Aranxhata nga Glina", water with vitamins "Glina Vitamina" or tonic water "Glina Tonic", which can be enjoyed cold or with a little creativity, an infinity of mixologies and recipes can be created with them.

Një udhëtim në kohë me Ujin Glina

Glina celebrated her 50th birthday at the Palace of Congresses in a gala evening as simple as it was magnificent, as well as herself. By her side were the best names of art and stage such as Ardit Gjebrea, Aldon Lipe, Kozeta Kurti, Gerd Vaso and Joni Peçi who brought a lot of nostalgia and emotion through an artistic program with selected Albanian music from these 50 years.

Glina, on the pedestal she deserves, was the headline of the evening and her time travel came through the original interpretations of artists such as Petrit Lulo, Liljana Kondakçi, Bashkim Alibali, Rona Nishliu, Anxela Peristeri, West Side Family, Martin Pano, and the talented little Armina and with the exclusive participation of the artist we missed so much, Mira Konçi.

Një udhëtim në kohë me Ujin Glina

There are many blessings that God or nature has bestowed on our little Albania, but there are few that, like Glina, have defied time and come renewed even after half a century, making us proud and wishing her many more anniversaries from the bottom of our hearts. .

For many happy years!