Mbrëmjen e kaluar në “BBVA 3” është zhvilluar loja e sekreteve ku një pjesë e banorëve kanë rrëfyer një sekret personal. Një pjesë e mirë e tyre rrëfyen detaje që lidhen me shkollimin, nga provime të djegura, te gënjeshtra apo falsifikime të deftesave. Ilnisa, Roza, Heidi dhe Dea ishin disa nga vajzat që treguan se kanë pasur situata në shkollë që i kanë “detyruar” të bëjnë gënjeshtra të vogla.
Nga ana tjetër, Romeo tregoi për vështirësitë që ka hasur kur erdhi në Tiranë:
“Në moshën 16-vjeçare, unë kam jetuar 1 vit në korridor. Kanë qenë kushtet shumë të vështira kur kam ardhur nga Vlora në Tiranë. Një periudhë kohe kam qenë vetëm, pa Donaldin. Te zona e “Selvisë” këtu në Tiranë, ishin disa hotele 10 mijë lekë nata. Unë kisha vetëm 20 mijë lekë në xhep për të shtyrë gjithë javën. Dhe unë bëja të njejtën skemë me çdo hotel. Jepja kartën e identitetit ditën e hënë dhe u thoja që lekët do t’i paguaj në fund të javës. Kur vinte fundi i javës unë hidhesha nga dritarja dhe me 10 mijë lekë të tjera nxirrja një kartë tjetër identiteti dhe vazhdoja tek një hotel tjetër. Erdhi momenti që sigurova lekët dhe gjetëm shtëpinë e parë që morëm me qira. Ishte një korridor me dy krevate portativë”, tregoi ai.
View this post on Instagram
Bardhi, gjithashtu i surprizoi të gjithë banorët, veçanërisht Sarën kur zbuloi se para së të hynte ne “Big Brother” la një lidhje pezull.
“Unë kam lënë një lidhje pezull jashtë. Kam pasur një vajzë që e kam njohur 3 javë para se të futesha këtu, isha në kontakt dhe e kam takuar dy herë dhe kishim pëlqim, por jo lidhje. E kemi lënë pezull. Unë tani e kam gjetur këtu lidhjen time dhe dua t’i kërkoj falje asaj vajzës atje që e dua fort”, tha ai.
View this post on Instagram
Por një nga sekretet që i preku më shumë banorët ishte ai i Sarës, e cila pranoi se para rreth 1 viti ka humbur një fëmijë. “Unë doja shumë të bëhesha nënë dhe para rreth një viti humba një fëmijë. Procesi ka qenë i gjatë dhe shumë i dhimbshëm. Kur e kam humbur fëmijën atëherë ka qenë pika që u bëra kjo Sara e ashpër”, u shpreh ajo.
View this post on Instagram
Të tjera sekrete që u rrëfyen ishin:
Rikja pranoi se ka piranja në shtëpi në një akuarium, megjithëse nuk u kuptua qartë nëse e kishte seriozisht apo jo. Egla pranoi se ka shkuar pa dokumenta si emigrante në Gjermani. Ledjona rrëfeu se ka pasur probleme me shëndetin e syve për shkak të punës së dorës që bënte me krijime bizhuterish që të paguante shkollën.
Artikuj të sugjeruar:
- U aludua se nxitën vajzën e vogël të qajë: Reagon familja e Ilnisa Agollit
- “Momenti kur kuptova se martesa ime kishte marrë fund”: Rrëfimet tronditëse të shqiptarëve
- Të fejuar apo jo? Sara dhe Endriku kanë versione të ndryshme për lidhjen e tyre
- Argjira Spanca reagon ndaj komenteve të Eglës për Gracianon: “A është kjo normale?”
- Arbër Hajdari flet për konkurrentët e ‘BBVA 3’: “Romeon nuk e shoh si lojtar të fortë”