Dua Lipa, në një intervistë për “Jimmy Kimmel Live!” tregoi se për albumin e ri, ka shkruar plot 97 këngë. Praktikisht, ajo u frymëzua, mori një bllok dhe shprehu kreativitetin e saj.
28-vjeçarja tregoi se i pëlqen të shkruajë në bllok shënimesh, për të planifikuar ditën ose për të krijuar këngë të reja. Ajo tha se kur nisi të punonte për albumin e ri, vendosi të merrte një bllok.
“Nisa të shkruaja për këtë album që në vitin 2021 dhe doja të shkruaja idetë e mia. Kështu që, shkova dhe bleva një bllok shënimesh çfarëdo. Mbase duhet të kisha blerë ndonjë tjetër, më elegant", tha këngëtarja, duke shtuar se blloku tanimë është shumë i rëndësishëm për të.
Ajo tregoi dhe bllokun në fjalë dhe tha: “Këtu kam shkruar çdo këngë për albumin. Kam shkruar 97 këngë”, duke shtuar se ndonjëherë tmerrohet nga ideja se mund t’ia vjedhin bllokun e shënimeve, por sërish i qëndron metodës së saj: Të shkruajë me shkrim dore në bllokun e shënimeve. “Kur nisa, thjesht nuk mund të ndaloja dhe tani ndihem me shumë fat që e kam”.
Të gjithë njerëzit kreativë dhe jo vetëm e dinë se si është çështja: Idetë më të bukura nuk të vijnë gjithnjë në punë, ndaj merr një bllok të vogël dhe një stilolaps, mbaji gjithnjë me vete dhe shkruaje mendimin tënd brilant. Ti do thuash “Pse të mos përdor ‘Notes’ në telefon?”. E drejtë, por shkrimi në bllok shënimesh është më interesant. S’e themi vetëm ne, por edhe Dua!
P.S.: Mund ta përdorësh edhe për manifestim!
Artikuj të sugjeruar: