Problemet me gjumin cilësor dhe të plotë nuk janë diçka e re në botën e shkencës, por gjithnjë e më shumë ekspertët tentojnë të gjejnë mënyrat sesi mund ta lehtësojnë këtë situatë.
Një në tre të rritur amerikanë (rreth 84 milionë njerëz) nuk po flenë mjaftueshëm, sipas SleepHealth.org, ndërsa rreth 50 deri në 70 milionë amerikanë vuajnë nga çrregullimet e gjumit.
"Duket se disa fruta mund të kenë ndikim në cilësinë e gjumit gjatë natës, falë vetive anti-inflamatore, melatoninës dhe kaliumit", tha për HuffPost eksperti i gjumit, Max Kirsten.
Konsumimi i rregullt i një prej këtyre frutave para se të shkoni në shtrat është mënyra më e dobishme për një gjumë të plotë dhe cilësor.
Bananet
Ato kanë efekt në reduktimin e ndjesisë së fryrjes, por kur konsumohen para gjumit nxisin melatoninën që ndikon në cilësinë e gjumit.
Qershitë
Ky frut mund të ndryshojnë gjumin tuaj. Sipas Healthline, lëngu i qershisë përmban melatoninën, e cila e bën atë një mënyrë natyrale për të rritur cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit.
Ananasi
Fruti përmban vitaminë C, magnez dhe fibra, të cilat ndihmojnë në rregullimin e ciklit cirkadian gjumë-zgjim. Ky frut ka edhe bromelainë, një element që ndihmon në relaksimin e muskujve për shkak të vetive anti-inflamatore.
Kivit
Ato kanë nivele të larta të vitaminës C dhe serotoninës që nxisin gjendjen e relaksit. Por, nëse konsumohet para gjumit, ky frut ka ndikim në orët e gjumit që ju bëni.
Portokallet
Përveç vitaminës C kanë edhe sheqerna natyrale që i japin trupit dhe mendjes suaj një gjendje çlodhjeje para gjumit.
Mollët
Falë fibrave dhe sheqernave natyralë parandalojnë fenomenin e zgjimit gjatë natës. Përbërësit e këtij fruti mund të ndihmojnë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe të përmirësojnë gjendjen shpirtërore të përgjithshme.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: New York Post