Celebrity Style

Taylor zëvendësoi varësen me një orë dhe krijoi trendin e ri

Shkruar nga Anabel

6 Shkurt 2024

Taylor zëvendësoi varësen me një orë dhe krijoi trendin
Jeff Kravitz/Getty Images

Analizat e çdo detaje në veshje, sjellje dhe performancat e V.I.P-ave në Grammys kanë nisur që gjatë transmetimit. Ndër to, u komentua shumë edhe çdo veprim i Taylor Swift, ikonës që jo vetëm u vlerësua me shumë çmime, por u përfol edhe më shumë, deri te detaji i fshehjes së buzëve teksa fliste me miqtë e saj që interneti të mos krijonte 1001 teori mbi fjalët e saj. Por, krijoi edhe një trend të ri: Orën në qafë!

Por pse vendosi një orë në vend të varses (choker) Taylor?

Ora është prodhuar për Taylor, në bashkëpunim me të famshmen Lorraine Schwartz dhe ka një total 300 karatë diamate.

Taylor zëvendësoi varësen me një orë dhe krijoi trendin
Kevin Winter/Getty Images

Gjithashtu, detaji me rëndësi janë gurët e zinj me shkëlqim të cilët vezullojnë veçanërisht në mesnatë, duke e lidhur simbolikën e orës-varëse me albumin e saj “Midnights”, që fitoi edhe vlerësimin “Albumi i Vitit”.

Pas pamjes së kuruar të këngëtares fshihet bashkëpunimi i saj me stilistin Joseph Cassell Falconer, i cili vendos për çdo detaj të paraqitjes së Swift. Fustani i bardhë ishte stiluar nga Schiaparelli dhe takat e zeza ishin nga Giuseppe Zanotti.

Taylor zëvendësoi varësen me një orë dhe krijoi trendin
Gilbert Flores/Getty Images

Ah, se mos harrojmë, kaq u desh që ora të futet edhe në listën e aksesorëve trend për qafën gjatë këtij viti.

Artikuj të sugjeruar: