Health

A ndikon vërtet magnezi në cilësinë e gjumit?

A ndikon vërtet magnezi në cilësinë e gjumit?
Foto: Irina Polonina/Stocksy United

Nëse kërkoni, me siguri do të zbuloni se ka një ilaç për çdo problem, nga rënia e flokëve te pagjumësia. Prej vitesh është thënë, madje përmes studimeve të ndryshme se mundësia e të fjeturit gjumë në kohë apo “ngopja” me gjumë të mirë dhe cilësor është një problem që po cenon përditshmërinë dhe stilin e jetesës së shumë njerëzve kudo në botë.

Magnezi është vlerësuar njëherësh si një suplement shtesë që ndikon në cilësinë e gjumit duke e përmirësuar atë ndjeshëm. Por, a funksionon vërtetë?

"Magnezi është një mineral natyral që gjendet në trup dhe luan rol kyç në prodhimin e energjisë së trupit, sistemin kardiovaskular dhe sistemin nervor," thotë Shelby Harris, psikologe klinike. Ndonëse ajo vë në dukje se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht marrëdhënien midis gjumit dhe magnezit, ky suplement mund të ndihmojë në qetësimin e sistemit nervor, duke çuar në gjendje relaksi dhe reduktim të ankthit. Ky efekt qetësues ndikon për një gjumë më cilësor gjatë natës.

Përpos kësaj, mjekët thonë se magnezi përmirëson edhe gjendjen e përgjithshme fizike dhe mendore. “Jo vetëm që relakson muskujt, por nxit edhe rolin e një neurotransmetuesi thelbësor për krijimin e qetësisë në tru dhe trup,” thotë mjekja West Fox. Përveç kësaj, ndihmon në uljen e stresit dhe rregullimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili nëse nuk kontrollohet mund të sjellë probleme me gjumin dhe ritmin e shëndetshëm cirkadian (cikli gjumë-zgjim).

Cili është ndryshimi midis magnezit dhe melatoninës?

Ato të dyja janë plotësuese në mënyra të ndryshme. Ndërsa magnezi është një mineral që ndihmon mendjen dhe trupin të relaksohen për të fjetur, melatonina është një hormon që i sinjalizon trurit kur është koha për të fjetur. Kur përdoren së bashku, ato japin një efekt të fortë në përmirësimin e gjumit, reduktimin e simptomave të pagjumësisë etj.

Si ta përdorni magnezin?

Dritën jeshile të sasisë dhe mënyrës së përdorimi e merrni nga mjeku juaj. Në përgjithësi çdo suplement ka udhëzimet përkatëse të dozimit në kuti, ndërsa mjekët rekomandojnë rreth 400 deri në 420 miligramë për burrat dhe 310 deri në 320 miligramë për gratë, kjo e marrë një orë para gjumit.

Artikuj të sugjeruar: 


Burimi: Vogue

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Does magnesium really affect sleep quality?

A ndikon vërtet magnezi në cilësinë e gjumit?
Photo: Irina Polonina/Stocksy United

If you look, you're sure to find that there's a cure for every problem, from hair loss to insomnia. It has been said for years, even through various studies, that the possibility of falling asleep on time or being "satisfied" with good and quality sleep is a problem that is affecting the daily life and lifestyle of many people everywhere in the world.

Magnesium has also been evaluated as an additional supplement that affects the quality of sleep by significantly improving it. But does it really work?

"Magnesium is a naturally occurring mineral found in the body and plays a key role in the body's energy production, cardiovascular system and nervous system," says Shelby Harris, clinical psychologist. Although she notes that more research is needed to fully understand the relationship between sleep and magnesium, this supplement may help calm the nervous system, leading to states of relaxation and reduced anxiety. This calming effect contributes to better quality sleep at night.

In addition, doctors say that magnesium also improves the general physical and mental condition. "Not only does it relax the muscles, but it also stimulates the role of a neurotransmitter essential for creating calmness in the brain and body," says Dr. West Fox. In addition, it helps reduce stress and regulate cortisol, the stress hormone, which if left unchecked can cause problems with sleep and a healthy circadian rhythm (sleep-wake cycle).

What is the difference between magnesium and melatonin?

They are both complementary in different ways. While magnesium is a mineral that helps the mind and body relax for sleep, melatonin is a hormone that signals the brain when it's time to sleep. When used together, they give a strong effect on improving sleep, reducing symptoms of insomnia, etc.

How to use magnesium?

You get the green light of the amount and method of use from your doctor. Generally, each supplement has appropriate dosage instructions on the box, with doctors recommending about 400 to 420 milligrams for men and 310 to 320 milligrams for women, taken one hour before bedtime.

Suggested Articles: 



Source: Vogue