Muzika

Çfarë ndodh nëse TikTok-ut si platformë i hiqet muzika?

Shkruar nga Anabel

4 Shkurt 2024

Çfarë ndodh nëse TikTok-ut si platformë i hiqet muzika?
Foto: JEREMY MOELLER//GETTY IMAGES

Çfarë do të ndodhte nëse kësaj platforme i hiqej muzika? Çfarë ndodh me videot me kërcim, tendencat që prezantohen me muzikë, kopertinat apo videot e ndryshme? A mund të ekzistojë TikTok pa muzikë? Mund ta zbulojmë shumë shpejt, duke qenë se kompania diskografike Universal Music ka njoftuar se mund të tërheqë të gjitha këngët për të cilat ka të drejta nga kjo platformë sociale. Më pak fjalë: nga Billie Eilish te Justin Bieber apo Taylor Swift, nuk do të jenë më në listën e opsioneve të muzikës për përdoruesit e TikTok!

A mund të mbijetojë TikTok pa Taylor Swift? Hashtagu kushtuar këngëtares ka 11.7 milionë postime, duke përfshirë video nga koncertet, komente për muzikën dhe klipe të thjeshta me tekstet e këngëve dhe muzikën e saj. Universal Music ka bërë të ditur se marrëveshja me TikTok ka dështuar, pasi platforma është përpjekur të “minojë” kontratën për ta shtyrë atë drejt pranimit të një marrëveshjeje jofitimprurëse. Deri më tani, në fakt, këngët e kompanisë diskografike mund të përdoren në rrjetin social kinez bazuar në një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2021 dhe kompensim nga ByteDance, kompania mëmë e TikTok.

Çfarë ndodh nëse TikTok-ut si platformë i hiqet muzika?
Foto: JEREMY MOELLER//GETTY IMAGES

Çfarë do të ndodhte me një TikTok pa muzikë?

Sipas medias “Il Post”, kompania Universal Music gjatë negocimit të kontratës së re është përballur me kushte të papranueshme në TikTok në tre fusha: pagesën e këngëtarëve dhe autorëve, mbrojtjen nga efektet e dëmshme të inteligjencës artificiale dhe sigurinë në internet të përdoruesve. Por, nga ana tjetër TikTok ka teorinë e vet për këtë situatë kur pretendon se Universal Music nuk i jep përparësi interesave të artistëve.

Kjo platformë siguroi përdoruesit e saj se kishte nënshkruar marrëveshje me të gjitha kompanitë e tjera të mëdha diskografike. Me pak fjalë, mund të jeni të sigurt, në një mënyrë apo tjetër, TikTok nuk do të mbetet pa muzikë: thjesht, nëse Universal tërheq këngët e tij, këto nuk do të jenë më të disponueshme në këtë platformë.

Ndoshta, TikTok po ia lë në dorë këtë situatë përdoruesve, që të gjejnë ata vetë zgjidhje më kreative siç bëjnë gjithmonë.

Për më tepër, duket e paimagjinueshme që ata të heqin dorë nga Taylor Swift!

Artikuj të sugjeruar: