Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2024: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2024: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2024: Ujori dhe Peshqit

Është muaji i ditëlindjes suaj dhe shumë planete do të mblidhen për të festuar në Ujor. Dielli, Hëna e re (9 shkurt), Mërkuri dhe Plutoni do të jenë gati për t’ju udhëhequr në një vit të begatë. Kjo është një përvojë e re për ju (dhe shenjat e tjera), pasi siç mund ta mendoni, Plutoni në Ujor është shumë i rëndësishëm për ju, pasi do të drejtojë gjithçka të re që do të ndodhë në botë, duke nisur nga mendimet, kreativiteti dhe gjykimet tuaja për të ardhmen.
 
Për muaj të tërë, shtëpia dhe familja juaj ka qenë në mendjen tuaj dhe jo pa arsye. Eklipset e kanë përforcuar ndjesinë e shtëpisë dhe ju mund të keni menduar për blerjen e një prone, rregullimin e banesës suaj, riparimin dhe arredimin e saj. Për Ujorët e tjerë, mund të ketë kaluar në mendje ideja e mbështetjes së familjarëve dhe prindërve. Tani, me Hënën e re në shenjën tuaj, mund të riktheni sërish vëmendjen te ky sektor.
 
Sundimtari juaj, Urani, i cili aktualisht ndodhet në sektorin e shtëpisë, do të vendoset në një kënd të vështirë me Hënën e re. Kjo mund të shkaktojë probleme me shtëpinë, pasi mund të keni probleme elektrike, me laptopin, internetin, ose një problem më madhor që lidhet me riparimin e një orendie. Nëse udhëtoni jashtë qytetit, jepini një kopje çelësi një familjari të besuar që të kontrollojë shtëpinë tuaj.
 
Ndryshimet dhe përmirësimet që po bëni aktualisht në jetën tuaj kanë gjasa të jenë të gjata dhe të sjellin lumturi për ju, kështu që do të jeni mëse të kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat. Jupiteri do të jetë në komunikim me Saturnin dhe do të shihni vlerën e pronave tuaja.
 
Në Hënën e plotë të 24 shkurtit, paratë mund të jenë shqetësimi juaj kryesor. Saturni do të bashkëveprojë me Diellin dhe do të kundërshtojë Hënën e plotë, duke ndikuar në shtëpinë e parave të njerëzve të tjerë, që lidhet me taksat, kartat e kreditit, kreditë, hipotekat etj. Një faturë me vlerë të madhe mund të vijë dhe ju duhet ta paguani atë, gjë që mund të mos jetë kaq e thjeshtë, psikologjikisht dhe në kuptimin e parë të fjalës, në aspektin e parave. Megjithatë, Jupiteri do t’ju mbrojë dhe ju do të jeni në gjendje të merrni para hua për të shlyer faturën. Grafiku juaj tregon se këtë vit do të keni një mbështetje shumë të madhe nga familja.
 
Por, ekziston edhe një skenar tjetër: Ju ndoshta mund të blini diçka të shtrenjtë, për të cilën keni pritur gjatë dhe të jeni mëse të lumtur.
 
Tani, le të flasim për romancën! Nga 13 shkurti deri më 22 mars do të keni Marsin në Ujor që do të thotë se një zhvillim i mrekullueshëm ju pret. Do të jeni shumë më tërheqës për të tjerët dhe do të merrni më të mirën nga disa aspekte të jetës. Marsi do t’ju bëjë më të sigurt dhe guximtarë, si dhe më magnetikë se kurrë.
 
Edhe Afërdita do të zhvendoset në Ujor, më 16 shkurt, duke ndezur një tërheqje të fortë dashurie.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2024: Ujori dhe Peshqit

Në muajin shkurt, Marsi dhe Afërdita do të rrotullohen pranë njëri-tjetrit në sektorin e shpresave dhe dëshirave tuaja. Kjo do të ndodhë në gjysmën e parë të muajit, ndaj kjo është një periudhë sociale dhe argëtuese për ju. Pas kësaj, jeta do të qetësohet dhe ju do të kërkoni më shumë intimitet.
 
Hëna e re e 9 shkurtit do t’ju inkurajojë që të tërhiqeni paksa nga ngutja dhe “jeta e shpejtë”, duke ju bërë të kaloni kohë duke reflektuar dhe pushuar. Pjesa më e madhe e shkurtit do të jetë një moment i mirë për të ndërtuar plane mbi të ardhmen, për të hartuar strategji, si dhe për të kuptuar se cilat janë synimet që do të dëshironit të arrinit në muajin e ardhshëm.
 
Kjo është gjithashtu një kohë ideale që të përqendroheni në projektet kreative. Nëse e bëni këtë, vendosni fillimisht qëllimet tuaja dhe jini autentikë në atë që bëni. Kjo ngjarje qiellore ju motivon për realizimin e aktiviteteve të tilla. Edhe pse keni nevojë për pushim, mos e teproni. Merreni lehtë, por mos bini në letargji.
 
Urani, këtë muaj, nuk do të sillet dhe aq mirë, ndaj do të detyroheni të merrni ca masa të shpejta në një projekt që lidhet me komunikimin. Nëse një klient shfaqet menjëherë pas Hënës së re të 9 shkurtit, jini vigjilentë dhe shihni sa i organizuar është personi në fjalë.
 
Diçka brenda jush do të dalë në sipërfaqe dhe me shumë gjasa, do të ndodhë brenda këtij muaji. Ju mund të tronditeni pak. Urani po përpiqet t’i mbajë gjërat transparente, por metodat e tij janë të ashpra. Mbroni të dhënat tuaja në pajisjet teknologjike dhe shihni me kujdes e-mailet që do të merrni.
 
Hëna e plotë e shkurtit (24 shkurt) do t’ju bëjë të analizoni me detaje një marrëdhënie që ka nevojë për vëmendje, finesë dhe diplomaci të butë për t’u zgjidhur. Mund të ndiheni nën presion për t’u përshtatur, për shkak të kundërshtimit të Saturnit ndaj Hënës së plotë, por kushtojini vëmendje dhe rëndësi reagimit tuaj, që të mos e dëmtoni marrëdhënien. Mund të arrini në një pikë të ndërlikuar.
 
Në të njëjtën kohë mund të ndiheni si pa energji pasi Saturni do të bashkëveprojë me Demin. Nëse jeni duke u kritikuar në punë, bëni më të mirën për të përmirësuar performancën, por mos lejoni kalimin e limiteve. Ju po shkoni në drejtime të reja në jetë, keni shumë për të mësuar dhe ndonjëherë, gjithçka që ndodh njëkohësisht është e lodhshme dhe e tepërt.
 
Më 24 shkurt, kur do të ndodhë dhe Hëna e plotë, Jupiteri do të vendoset në sektorin tuaj të komunikimit, për të zgjedhur fjalët e duhura që do të të çojnë në marrjen e një vendimi të duhur. Dëgjoni intuitën dhe zemrën tuaj.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.