Në aspektin profesional, ju ndodheni në një cikël të mrekullueshëm, ku asnjë ëndërr për karrierën nuk duket e parealizueshme. Hëna e re e 9 shkurtit mund të sjellë një problem, i cili mund të përfshijë këto skenare:
- Partneri juaj mund të ndihet paksa i lënë pas dore dhe i mërzitur, për shkak se mund të mos jetë aq i suksesshëm sa ju;
- Mund të keni një konflikt të papritur në aspektin e karrierës me një partner biznesi. Do të jetë sfiduese ta bëni këtë person të mendojë si ju;
- Mund të jeni gati për një pozicion të rëndësishëm pune, por do të surprizoheni kur të kuptoni se keni më shumë konkurrencë nga ç’e prisnit. Ata do të përdorin teknika të pamëshirshme për të arritur atje ku duan. Gjithsesi, ju përqendrohuni tek talenti juaj.
Megjithëse këto skenare mund t’ju duken shumë të ndryshme, ato lidhen në një pikë: Nga bashkëveprimi i Uranit me Diellin në Hënën e re të 9 shkurtit. Dielli është ylli juaj sundues dhe në këtë Hënë të re do ta ndieni shumë energjinë e tij, veçanërisht nëse e keni ditëlindjen 10-13 gusht, ose afër këtyre datave. Detyra e Uranit është t’ju mbajë me këmbë në tokë, që të aftësoheni në gjetjen e mjeteve të zgjuara në situatat kur duhet të veproni shpejt.
Urani njihet si “Zgjuesi i Madh” pasi shkëput lidhjet e dobëta dhe të padobishme, në çdo marrëdhënie apo situatë, pra, mos u trondisni kur të mos e gjeni në jetën tuaj një person që thjesht s’po e linit dot pas.
Gjatë kësaj periudhe qëndroni të qetë, pasi mund të tejkaloni çdo sfidë. Karriera juaj do të drejtohet nga Afërdita dhe Urani, për të krijuar një atmosferë shumë të qetë dhe miqësore. Mos u shqetësoni nëse humbni ndonjë terren, pasi mund ta rifitoni sërish. Për ju duhet të ketë rëndësi fitorja përfundimtare. Përfitoni sa më shumë nga kjo periudhë e begatë.
Hëna e plotë e 24 shkurtit do të sjellë një çështje të rëndësishme financiare, në përfundimin e saj, ose plus 5 ditë pasi të shfaqet. Ju mund të negocioni për një çështje financiare me kompaninë për të cilën punoni, ose nëse jeni të vetëpunësuar, mund të keni një klient të madh në horizont.
Saturni do të jetë ura lidhëse e Diellit me Hënën e plotë, ndaj ka gjasa që bisedimet të jenë të vështira. Saturni është një planet me ndikim të fortë, por fatmirësisht keni Jupiterin në anën tuaj. Mblidhni faktet e rëndësishme dhe paraqitini në biseda. Mund të mos keni shpresa, por nëse jeni të saktë dhe tregoni faktet, për habinë tuaj, gjërat mund të shkojnë shumë mirë.
Mënyra se si bisedoni dhe kreativiteti juaj do të jenë elementet kyçe të suksesit tuaj.
Janari ishte një muaj që ju solli argëtim me miqtë dhe një romancë të mundshme, ndërsa tani në shkurt, pirgu i përgjegjësive mbi tavolinën jua të punës po rritet. Megjithatë, ju jeni shenja e Virgjëreshës dhe njiheni për aftësitë tuaja organizative, ndaj s’jua kemi fare merakun. Do t’i kryeni të gjitha detyrat dhe do të vini rend.
Urani do të sfidojë Diellin dhe Hënën e re, ndaj do t’ju duhet t’i kushtoni një rëndësi të madhe një zhvillimi të papritur që del nga hiçi dhe mund të përkojë me një çështje ligjore, klient të huaj, apo udhëtime. Çfarëdo që të ndodhë, me shumë gjasa do t’ju trondisë, por qëndroni të qetë, pasi Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të dërgojë rreze mbështetëse për ju.
Edhe Mërkuri ju ndihmon dhe ju aftëson edhe më shumë në aspektin e komunikimit dhe të fleksibilitetit. Ju jeni një shenjë që përshtateni shpejt dhe reagoni në kohë rekord, sidomos kur haseni me pengesa, ndaj do të jeni në gjendje të përballoni me sukses gjithçka. Virgjëresha është një shenjë e ndryshueshme, e cila e kthen pllakën në çast për të pasur rezultatet që do, në mënyrën më të mirë të mundshme. Misioni juaj është i thjeshtë: Ruani qetësinë kur të tjerët e humbin toruan!
Lidhjet magjepsëse që u krijuan në janar do të zgjerohen në shkurt. Ndërsa hyni në muajin e ri, Marsi dhe Afërdita, çifti kozmik, do të jenë në shenjën dhe vendin perfekt: Në Bricjap! Ata do të jenë të pozicionuar në shtëpinë tuaj të 5-të, atë të dashurisë së vërtetë dhe do të përqendrohen pikërisht te ky sektor.
Në ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt, nëse jeni në një lidhje serioze, do të ndiheni më të dashuruar dhe vlerësuar se kurrë. Hëna në tranzit do të jetë në Dem dhe ju mund të vendosni të bëni një udhëtim të bukur romantik me gjysmën tuaj më të mirë.
Disa Virgjëresha të martuara mund të jenë duke hasur një situatë të vështirë, për shkak të Saturnit që gjendet në sektorin e martesës dhe teston seriozitetin e përkushtimit tuaj në çift. Nëse partneri ka një rëndësi të madhe për ju, veproni në mënyrë të zgjuar për të forcuar lidhjen tuaj, qoftë edhe përmes terapisë në çift. Komunikoni se ku doni të shkoni dhe punoni për lidhjen tuaj.
Hëna e plotë në Virgjëreshë, më 24 shkurt, do të jetë momenti kur merrni një vendim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj. Do të mendoni në mënyrë të pjekur dhe jashtë kornizave për t’i siguruar vetes lumturi. Mendoni se çfarë doni dhe punoni për ta realizuar.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.