Relationships

Si të largohesh nga puna pa drama dhe të marrësh referenca të mira

Si të largohesh nga puna pa drama dhe të marrësh referenca

Nëse ka ardhur momenti që të heqësh dorë nga puna ku je për një eksperiencë të re, ky është vendi i duhur për ca këshilla që do të ndihmojnë.

Shkurti sapo hyri dhe shumica po e quajnë si nisjen e 2024-ës. Janari u ndje ca më i gjatë sesa ishte ndaj nëse je duke menduar të ndryshosh dhe të marrësh vendime, mund të jetë ky momenti. Por çfarë duhet pasur parasysh nëse vendos të ikësh nga puna ku je për një eksperiencë të re?

Si fillim, bëji mirë llogaritë financiare. Parashiko që mund të rrish edhe 2 muaj ose pak më shumë pa punë, prandaj shiko nëse je në gjendje të përballosh jetesën. Nëse ke nisur të këroksh për diçka tjetër pa e dhënë ende dorëheqjen, edhe më mirë. Fundja, nuk e do sigurinë profesionale dhe financiare?

Si të largohesh nga puna pa drama dhe të marrësh referenca

Reflekto dhe analizoje situatën në të cilën ndodhesh me kujdes. Të heqësh dorë nga një punë nuk e dëmton karrierën tënde, të duhet vetëm të kuptosh çfarë do të bësh dhe të kërkosh në atë drejtim. Nuk ke asnjë arsye pse të rrish në një ambient toksik, ose që nuk të shërben më, duke bërë një punë që nuk të pëlqen.

Para se të ikësh shfrytëzo të gjitha avantazhet e tua në punën ku gjendesh aktualisht. Nëse ke ditë pushimi, merri dhe mos u ndje aspak keq. Janë të drejtat e tua dhe i meriton.

Kur të marrësh hapin e përballjes, tregohu një person i butë dhe i sjellshëm, por i sigurt për vendimin tënd. Pavarësisht si janë situatat, ka shumë rëndësi të tregohesh i/ e prerë dhe i/e vendosur, pasi vetëm kështu do mund të largohesh me dinjitet dhe qetësi.

Gjithashtu, mos harro se për të pasur referenca të mira duhen zbatuar rregullat e kontratës dhe më e mira që mund të bësh është të lësh gjithë detyrat e tua në rregull para ikjes.

Artikujt të sugjeruar:

REELS

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.