Nëse deri më sot nuk keni thënë asnjëherë fjalë mbështetëse për veten apo njerëzit e dashur, kjo është koha më e mirë për ta bërë. Por, çfarë janë saktësisht shprehjet afirmuese? “Janë thënie që mund t’i përsërisim me vete për të na ndihmuar që të trajnojmë trurin me mendime të dobishme. Kjo formulë vlen edhe për të dashurin/ën tuaj,” thotë Saba Harouni Lurie, një terapiste.
Kjo është një nga gjuhët e dashurisë për veten apo njerëzit tuaj më të dashur, pa pasur nevojë për akte fizike, dhurata, kohë cilësore etj. Mjafton një mesazh, një shprehje e thënë drejtpërdrejtë dhe kësisoj e keni kryer misionin e mbështetjes për veten dhe më të dashurit tuaj.
Ja disa nga shprehjet që mund t’i përdorni më shpesh!
Shprehje afirmuese për partnerin/en:
#1 Të dua
#2 Ti më bën të lumtur
#3 Më pëlqen jeta jonë së bashku
#4 Ti je një partner/e kaq i/e mirë
#5 Më pëlqen të jem vetvetja me ty
#6 Ti je kaq seksi
#7 Më pëlqen mënyra si i sheh gjërat
#8 Jam shumë me fat që jam me ty
#9 Faleminderit që më do
#10 Gjërat janë më të lehta kur ti je këtu
#11 M'i bën gjërat më të mundshme
#12 Faleminderit që më bën të ndihem i/e sigurt
#13 Ti je një në një milion
#14 Unë i besoj gjykimit tënd
#15 Ti je kaq i/e vëmendshme
#16 Fëmijët janë me shumë fat që të kanë ty si prind
#17 Ti je një ëndërr e realizuar
#18 Më pëlqen mënyra si funksionon truri yt
#19 Më pëlqejnë sytë e tu kur shkëlqejnë
#20 Ne jemi një ekip i mirë bashkë
#21 Ti e bën gjithçka më mirë
#22 Ti më frymëzon të...
#23 Ndihem me kaq shumë fat që të kam në jetën time
#24 Faleminderit që je i/e sinqertë me mua
#25 Ti je shoku/shoqja më e mirë që kam
#26 Ke goxha sens humori
#27 Jam krenar/e për ty sepse...
#28 Dukesh mahnitëse. Mos e ke blerë tani afër këtë veshjen?
#29 Je i/e mrekullueshme
#30 Ti më ndihmon shumë
#31 Ti meriton të gjitha lavdërimet në punën tënde
#32 Energjia jote më bën të fuqishëm/me
#33 Çdo ditë jeta ime bëhet më e mirë falë teje
Shprehje afirmuese për veten:
#1 Unë jam përgjegjës për kënaqësinë dhe mirëqenien time
#2 Unë kam besim te vetja ime
#3 Nëse bëj gabime, kështu mësoj dhe rritem
#4 Nëse bie, do ngrihem përsëri
#5 Unë kam fuqinë që të projektoj të ardhmen time
#6 Unë jam heroi i historisë sime
#7 Çdo problem e ka një zgjidhje
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Today