Metropolitan

Khloé Kardashian tregon se çfarë bën për të përballuar stresin

Khloé Kardashian tregon se çfarë bën për të
Foto: KHLOE KARDASHIAN/INSTAGRAM

Nëse ka një mënyrë për të mbajtur nën kontroll emocionet, për Khloé Kardashian është një: djersitja në stërvitje! Mjaftoi një sesion pyetje-përgjigjesh në Spanchat me ndjekësit e saj, që 39-vjeçarja të konsideronte ushtrimet në palestër si terapinë dhe mënyrën më të mirë se si e trajton ajo presionin emocional.

"Stërvitja është terapia ime," tha ajo, "Për mua, është mënyra më e mirë për të përballuar stresin."

Ajo shtoi se palestra e mban të fokusuar, si edhe të fortë fizikisht dhe mendërisht.

Ylli i reality show-t “The Kardashians” prej kohësh ka folur me zë dhe me figurë për pasionin e ri në jetën e saj, që është palestra duke ndarë njëherësh edhe këshilla për përshtatjen e një rutine stërvitjeje që të ndryshon tërësisht jetën.

Në vitin 2020, Khloé i këshilloi ndjekësit në rrjetet sociale që të vendosnin qëllime të vogla, por realiste në palestër dhe ta shpërblenin veten për arritjet e tyre.

Khloé Kardashian tregon se çfarë bën për të
Foto: KEVIN MAZUR/WIREIMAGE

Khloé ka folur jo pak herë edhe për problemet me ish-in e saj, Tristian Thomposon, me të cilin ka edhe dy fëmijë, e duket se çështjet private japin po kaq ndikim në emocionet dhe gjendjen e saj mendore.

Ndaj, ajo thekson se për të mbajtur nën kontroll emocionet, Khloé zgjedh ushtrimet në palestër, gjithashtu edhe një balancë me ish-in për hir të fëmijëve të tyre. "Unë dua që fëmijët e mi të kenë marrëdhënie të bukur me babanë e tyre. Nëse ata janë të bekuar që të kenë në jetë një baba që dëshiron të jetë prezent dhe të shfaqet në jetën e tyre. Pse duhet unë ta ndalojë këtë gjë?”

Artikuj të sugjeruar: 


Burimi: People

REELS

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

Khloé Kardashian shares what she does to cope with stress

Khloé Kardashian tregon se çfarë bën për të
Photo: KHLOE KARDASHIAN/INSTAGRAM

If there's one way to keep your emotions in check, for Khloé Kardashian it's one: sweat it out! A question-and-answer session on Spanchat with her followers was enough for the 39-year-old to consider working out in the gym as therapy and the best way she deals with emotional stress.

"Exercise is my therapy," she said, "For me, it's the best way to deal with stress."

She added that the gym keeps her focused as well as physically and mentally strong.

The star of the reality show "The Kardashians" has long spoken with voice and figure about the new passion in her life, which is the gym, while also sharing tips for adapting a training routine that will completely change your life.

In 2020, Khloé advised followers on social media to set small but realistic fitness goals and reward themselves for their achievements.

Khloé Kardashian tregon se çfarë bën për të
Photo: KEVIN MAZUR/WIREIMAGE

Khloé has spoken quite a few times about the problems with her ex, Tristian Thomposon, with whom she also has two children, it seems that private issues have just as much impact on her emotions and mental state.

Therefore, she emphasizes that in order to keep emotions under control, Khloé chooses exercise in the gym, also a balance with the ex for the sake of their children. "I want my children to have a beautiful relationship with their father. If they are blessed to have a father who wants to be present and show up in their lives. Why should I stop that? "

Suggested Articles: 


Source: People