
Djathi, akullorja, qumështi, gjalpi...Këto, por edhe plot produkte të tjera, janë kaq të shijshme dhe të dëshiruara nga njerëzit gjatë vakteve, në restorante dhe kudo ku zgjedhin të konsumojnë ushqimin e tyre.
Por, a ka ndonjë përbërës në këto produkteve që nuk na bën mirë për shëndetin? Duket se me kalimin e kohës, bulmeti bëhet më i vështirë për t'u tretur nga trupin ynë. Nëse e keni parë që e nuk e pini dot një kafe me shumë shkumë, apo nuk konsumoni diçka shumë të ëmbël, me siguri që jeni intolerantë ndaj laktozës.
Laktoza është sheqeri natyral që gjendet në produktet e qumështit. Sipas American College of Gastroenterology, trupi ynë mbështetet në një enzimë tretëse të quajtur laktazë, që ndihmon në zbërthimin e laktozës në sheqerna të thjeshta (të quajtura glukozë dhe galaktozë). Më pas zorra e hollë i thith këto dhe ato arrijnë në qarkullimin e gjakut si lëndë ushqyese.
Nëse laktoza nuk tretet siç duhet, ajo zhvendoset në zorrën e trashë dhe shpërbëhet nga fermentimi. Kjo rezulton në simptoma të pakëndshme si dhimbje barku, diarre, etj. Përafërsisht 75% e popullsisë së botës humbet aftësinë për të tretur laktozën me kalimin e viteve.
Pse rritet intoleranca ndaj laktozës me moshën?
Pirja e qumështit është një zakon i përditshëm për shumë prej nesh! Mjekët thonë se pasi të vegjëlve u hiqet qumështi i gjirit dhe nisin të prezantohen me ushqimet e ngurta, ata konsumojnë më pak ushqime që përmbajnë laktozë. Për shkak se njerëzit nuk po konsumojnë aq shumë ushqime me laktozë, trupat u përshtatën dhe natyrshëm filluan të prodhojnë gjithnjë e më pak enzima laktazë me kalimin e kohës, që do të thotë se ne nuk jemi në gjendje të tresim qumështin siç duhet.
Ky "reduktim gradual" i prodhimit të laktazës është "një proces natyror që ndodh në shumicën e njerëzve" pas moshës së fëmijërisë.
Ju mund t’i vini re këto simptoma si fëmijë, por ato mund të shfaqen edhe në moshë të madhe në varësi të ngadalësimit të prodhimit të laktazës nga trupi juaj. Gjenet tuaja luajnë një rol të madh.
Pyesni prindërit tuaj nëse u bënë më intolerantë ndaj laktozës me kalimin e moshës dhe kjo mund t'ju japë një ide për të ardhmen tuaj. Aftësia për të tretur laktozën në moshë madhore varet nga variantet specifike të gjeneve të trashëguara nga prindërit.
Aftësia e trupit tuaj për të shpërbërë qumështin varet nga personi. Ndërsa disa mund të luftojnë me tretjen e qumështit të freskët, të tjerë e kanë më të lehtë të konsumojnë produkte të caktuara të qumështit si djathi, kosi etj.
Gjenetika juaj është një tregues potencial nëse duhet të luftoni me intolerancën ndaj laktozës. Faktorë të tjerë të jashtëm si sëmundjet gastrointestinale, aksidentet që çojnë në dëmtim të zorrëve të vogla, operacionet ndikojnë gjithashtu në këtë çështje.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Huffington Post