Social Buzz

Ç’është “teoria e shkurtit” që e ke parë vërdallë nëpër TikTok?

Shkruar nga Anabel

29 Janar 2024

Ç’është “teoria e shkurtit” që e ke 

Shkurti njihet si muaji i dashurisë, pasi është edhe festa e Shën Valentinit. Nga disa njerëz në TikTok është cilësuar edhe si muaji kur ti manifeston dashurinë dhe ajo vjen tek ti në trajta të shumta. Shkurti është praktikisht muaji kur dashuria gjen shtegun për të të gjetur dhe Cupidi s'ta kursen një shigjetë.

“Teoria e shkurtit” përkon me këtë muaj, pasi sipas shumë njerëzve, në shkurt, ti ose bie kokë e këmbë në dashuri, në mënyrën më të papritur, ose ish-at rikthehen ose të shkruajnë sërish (flasim për ish-at që ke dashur dhe të kanë dashur). Ti takon njeriun e jetës befasisht dhe dashuria vjen tek ti në forma të ndryshme.

@elizabentley28 or maybe my life is just chaotic ?‍?#wlw #lgbt #februarytheory ? original sound - Bella ??

Madje, mund të ndodhë që në jetën tënde të hyjë një person që ka lindur në shkurt.
 
Gjithsesi, theksojmë se është thjesht një teori dhe historitë e ngjashme mund të jenë thjesht një rastësi. Ti shijoje shkurtin, Shën Valentinin dhe mos i kthe përgjigje ish-it. Ose bëj sikur s’e lexove fare këtë këshillën e fundit. E zëmë se fjalia për ty mbaroi te “Shën Valentini”.