“Big Brother VIP Kosova 2” është drejt fundit dhe janë përzgjedhur me votat e publikut katër finalistët e këtij reality show.
View this post on Instagram
Blerando Lajci, Edona James, Lumbardh Salihu dhe Shqipe Hysenaj do të konkurrojnë për çmimin e madh, 144.000 euro (çmimi primar është 200,000 euro, por për shkak të thyerjeve të rregullave, (ish)konkurrentët janë dënuar me heqje parash nga vlera e parë).
View this post on Instagram
Publiku mund të zgjedhë fituesin përmes votave.
Të 4 konkurrentët janë bërë pjesë e spektaklit në tetor 2023, që prej nisjes dhe janë përfshirë në situata, debate dhe lojëra të shumta, duke fituar kështu zemrat e shikueve.