Metropolitan

Nicole Kidman tregon detaje për jetën (dhe dashurinë ndaj gjarpërinjve)

Nicole Kidman tregon detaje për jetën (dhe dashurinë ndaj

Nicole Kidman është fytyra më e re në kopertinën e Vogue për muajin shkurt. Aktorja 56-vjeçare ka folur për jetën e saj dhe thotë se jeta nis kur je 33 vjeç.

Më tej, aktorja mori shembull Taylor Swift, e cila është 33 vjeç dhe po jeton kulmin e saj artistik. Po asht, vetë Nicole kur mbushi 33, ishte në kulmin e karrierës teksa filmonte “Moulin Rouge” dhe mori nominim e parë për Oscar.

"Thonë se 33 është moshë shumë e fuqishme", shprehet ajo.

Ndër të tjera Kidman foli edhe për kohën kur ishte adoleshente, arratisjet për të shkuar në club dhe emocionet që përjeton edhe në këtë stad të jetës, kur sipas saj nuk ndalon kurrë së rizbuluari veten.

Nicole Kidman tregon detaje për jetën (dhe dashurinë ndaj

Sa i përket dashurisë për zvarranikët, që për shumë njerëz janë të frikshëm, ajo ka vendosur një gjarpër të zi të cilin e ka varur në qafë dhe dekolte. E veshur me lëkurë dhe syze të mëdha, aktorja ka qëndruar e thjeshtë në grim, por ekstravagante në veshje.

Përmes një videoje, Vogue ka cituar fjalët se saj duke theksuar se Nicole i zgjedh me kujdes shoqëruesit në aventurat e saj, por kjo nuk do të thotë që nuk shkon në to. Sigurisht, në intervistë nuk mungon një koment për gjarprinjtë si protagonistë, të cilët sipas Kidman, janë magjepsës sidomos për mënyrën si rrëshqasin dhe lëvizin. “Janë shumë të bukur”, ka thënë ndër të tjera aktorja.

Kidman e ka dhënë vetë idenë e gjarprit gjatë fotografimit duke treguar një anë të saj të panjohur. Në një linjë me këtë, aktorja ka treguar se gjithmonë, që fëmijë, ka pasur ndjesi shumë të forta adrenaline dhe i pëlqen shumë të vihet në provë, te eksplorojë dhe të gjitha këto ndjesi ia atribuon prejardhjes australiane.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

Nicole Kidman spills the beans about life (and her love of snakes)

Nicole Kidman tregon detaje për jetën (dhe dashurinë ndaj

Nicole Kidman is the newest face on the cover of Vogue for February. The 56-year-old actress has spoken about her life and says that life begins when you are 33 years old.

Further, the actress took the example of Taylor Swift, who is 33 years old and living her artistic prime. Yes, Nicole herself, when she turned 33, was at the peak of her career while filming "Moulin Rouge" and received her first Oscar nomination.

"They say that 33 is a very powerful age," she says.

Among other things, Kidman also talked about the time when she was a teenager, the escapades to go to the club and the emotions she experiences even at this stage of life, when, according to her, she never stops rediscovering herself.

Nicole Kidman tregon detaje për jetën (dhe dashurinë ndaj

As for her love for reptiles, which for many people are scary, she has put a black snake around her neck and cleavage. Dressed in leather and big glasses, the actress kept her make-up simple but extravagant in her clothes.

Through a video, Vogue quoted her saying that Nicole carefully chooses her companions on her adventures, but that doesn't mean she doesn't go on them. Of course, the interview does not lack a comment about the snakes as protagonists, which according to Kidman, are fascinating especially for the way they slide and move. "They are very beautiful", the actress said, among other things.

Kidman herself gave the idea of ​​the snake during the photo shoot showing an unknown side of her. In line with this, the actress has shown that, since she was a child, she has always had very strong feelings of adrenaline and she likes to be tested, to explore, and she attributes all these feelings to her Australian background.

Suggested articles: