Marredhenie

100 pyetje që mund t’ia bësh partnerit në çdo fazë të marrëdhënies ;)

Shkruar nga Anabel

25 Janar 2024

100 pyetje që mund t’ia bësh partnerit në çdo

Nuk ka rëndësi nëse sapo po njiheni apo keni vite bashkë, sërish ca pyetje interesante të bëjnë ta njohësh paksa më mirë personin tjetër. Më poshtë, do të gjesh plot 100 pyetje, për çdo fazë të raportit, sigurisht përpos “me kë je në “BBVA3?”

Sapo keni nisur të dilni? Bëji këto pyetje!

Çfarë po kërkon në një marrëdhënie?

Fundjava ideale për ty?

Ç’mendim ke për lidhjet në distancë?

Cila është frika jote më e madhe?

Ç’mendon për astrologjinë?

Ç’mendon për luftërat në botë?

Cili është miku më i mirë që ke?

Nëse do jetoje në një qytet tjetër në Shqipëri, cilin do zgjidhje?

Filmi më i keq që ke parë?

Cila është nofka jote? Kush ta ka vënë?

Cila është dëshira jote për momentin?

Ç’bën pas pune?

Diçka që është e sikletshme, por ti ndjen kënaqësi prej saj?

Cila është pija që porosit gjithmonë?

Muzika që dëgjon?

A beson në Zot?

Ç’marrëdhënie ke me kushërinjtë?

Kafe apo çaj?

E konsideron veten romantik/e?

Ca pyetje, për biseda që zgjasin

E sheh veten me fëmijë?

Pendesa jote më e madhe?

Me kë ndihesh më i/e sigurt?

Kur e kuptove që më ke qejf?

Cili është libri që do të doje të lexoje për herë të parë?

E imagjinon veten të martuar?

Ç’do ndryshoje te vetja?

Gjëja që nuk do të doje të ndryshoje kurrë tek unë?

Zgjedhja më e vështirë që ke bërë?

Nëse do kishe mundësinë të ktheheshe pas në kohë, në ç’pikë të jetës do shkoje?

Një gjë që do i thoje fëmijës brenda teje?

Një gjë që njerëzit s’e dinë për ty, por duhet ta dinë?

Me cilin prind ke marrëdhënie me të afërt?

Ke bërë ndonjëherë terapi?

Gjëja që njerëzit keqkuptojnë rreth teje?

Kujtimi më i bukur nga fëmijëria?

Fobia jote?

Ç’do ndryshoje nga fëmijëria jote?

Nëse do kontaktoje një person nga e shkuara, kë do zgjidhje?

Për pyetje më intime

Cila është gjuha jote e dashurisë?

Gjëja që të eksiton më shumë?

Gjëja që nuk të pëlqen fare?

Do ta bësh ti lëvizjen e parë, apo ta bëjë personi tjetër?
 
Mendon se puth mirë?
 
Gjëja e parë që mendon kur zgjohesh në mëngjes?
 
Të pëlqen të të llastojnë?
 
Si përfundoi lidhja jote e fundit?
 
Ç’pendesë ke nga lidhja e mëparshme?
 
Cili ishte mendimi i parë kur më pe mua?
 
A ke rënë ndonjëherë në dashuri?
 
Ç’mendon për çiftet që flenë të ndarë?
 
Si mund ta përshkruash raportin tonë?
 
I ke qejf komplimentet?
 
Mendimi më i shpeshtë që ke kur më sheh mua?
 
Cila karakteristikë e karakterit tim të tërheq më shumë?
 
Kur e ke dhënë puthjen e parë?
 
Ç’mendon për lidhjet jo tradicionale (marrëdhëniet e hapura/ poligame)
 
Gjëja më e çuditshme që të tërheq tek unë?
 
Pse vendose që unë të bëhem i/e dashuri/a yt/jote?

Pyetje për çiftet që kanë më shumë se 1 vit bashkë

Ku do t’i kalojmë pushimet?
 
Një vend që duhet të vizitojmë?
 
Një gjë që duhet të bëjmë bashkë më shpesh?
 
A ka ndonjë gjë që duhet të bëj për të shprehur më shumë dashurinë që kam për ty?
 
Je i/e lumtur me takimet që ne bëjmë? Duhet të takohemi më shpesh apo më rrallë?
 
Ç’mendon për bashkëjetesën/martesën?
 
Nëse ndahemi sot, si do të jetë përditshmëria jote në vijim?
 
A ke ndonjë vështirësi për të cilën duhet të jem në dijeni?
 
Si mendon se duhet t’i shmangim sherret?
 
Sherri më i kotë që kemi bërë?
 
Gjëja që do të më mësosh?
 
Cili është takimi romantik perfekt për ty?
 
Një vend në Shqipëri ku duhet të shkojmë patjetër?
 
Në të gjitha herët që ke menduar të ndahesh me mua, ç’të ka ndaluar?
 
Ç’mund të bëj që të ndihesh më i/e vlerësuar?
 
A ndihesh rehat kur rrethohesh nga miqtë e mi?
 
Mendon se dëgjohesh në këtë lidhje?
 
Cili është një zakon i keq me të cilin duhet të punoj më shumë?
 
Mendon se pas 5 vitesh do të vazhdojmë të jemi bashkë?

Pyetje më të nxehta

Vendi ku do të puthesh?
 
Pozicioni i preferuar?
 
Pozicioni që s’ke qejf?
 
Mendimi më i nxehtë që ke për mua?
 
Kujtimi më i bukur gjatë seksit me mua?
 
Të pëlqen të bësh apo të të bëjnë seks oral?
 
Seksi në mëngjes apo në mbrëmje?
 
Dritat ndezur apo fikur?
 
Sa shpesh masturbohesh?
 
Si do ta përshkruaje seksin që bëjmë bashkë?
 
Një pozicion seksual që mendon se është i mbivlerësuar?
 
Vendi më i çuditshëm ku ke bërë seks?
 
Të pëlqen seksi në dush?
 
Ç’mendon për lodrat seksuale?
 
Po për seksin virtual?
 
Do të doje të shihnim porno bashkë?
 
Ke ndonjë fiksim të çuditshëm?
 
Një gjë që do ta provosh në krevat?
 
Një gjë që nuk duhet ta bëjmë më në krevat?